Përse ju shërben revolucioni shqiptarëve- Selman Meziu

Eurodeputete italiane

Nenkryetari i BE

            

                                                                       Mendime tё lira



   Fjalёn dhe lёvizjen shoqёrore revolucion brezat mbi 40 vjeç e kanё tё qartё nga librat, shkollat dhe universitetet.
   Ai ёshtё shpjeguar me mijёra herё, nё materializmin Historik e Dialktik, deri te literatura e bollshme  e botuar dhe rekomanduar.
    Prandaj ne nuk do tё ndalemi pёr t’a kthjelluar.

   Atёhere ne pёrse e quajm tё domozdoshme  revolucionin,  lёvizjen, protestёn dy mujore?  
‘’Vetёm sepse grumbullimet sasiore tё 36 vjetёve, sollёn ndryshime cilёsore varrmihёse nё shoqёrinё, kulturёn, ekonomine, natyrёn e mbarё Shqipёrisё  ATEHERE RINIA U NGRIT NE REVOLUCION.,
 Po i pasqyrojm shkurt arsyet:
Demokracia shqiptare filloi me saharizimin e gjithёçkaje tё ndёrtuar dhe NATYRES, shoqёruar me njё hemoragji tё tejskajshme tё syrginosjes tё shqiptarve nga vendlindjet.
Njё tranzicion (fazё kalimtare) shumё e tejzgjatur  36 vjeçare. E ashtuquajtura demokraci, ka prodhuar e dhёnё shumё pak pёr popullin shqiptar nё zhvillimin ekonomik, kulturorё, arsim, mjedisin qytetar e natyror nё ruajtjen e trashgimisё kulturore etj.
Partitё me udhёheqёsit e tyre dhe gjithё gjymtyrёt e shtetit dhe pushtetit, vepruan energjikisht ‘’pёr t’u pasuruar,, pёr vete dhe jo pёr ‘’t’ia shpёrblyer,, besimin votёs sё popullit qё i zgjodhi si deputet apo qeveritar.
Kapitalizmi i egёr i konceptuar e zbatuar nga politikan grabitqar e mafioz,  shkaktoi pasurimin e pa kufi vetёm tё tё pasurve pushtetar ose jo, tё  siguruara kёto, kryesisht me vjedhje dhe nёpёrmjet privilegjimit nga investime e konçesione prej qeverive tё njёpasnjёshme
‘’Kokat e mёdha partiake,, (Kryetarёt) bёnё e bёjnё ligjin nё qeveritё e kuvendin popullor duke vendosur veton e sjelljet prej diktatorёsh, delirёsh, bajrektarёsh, duke shkelur kёshtu brutalisht mbi alfёn e demokracisё.
Instuticionet shtetёrore u ngritёn dhe funksionuan sipas urdhёrave tё lidershipёve duke pёrzgjedhur ithtarё partish, pikёrsih  kёtu filloi qё populli votues tё ‘’shtypej,, Rrjedhimisht qeveria dhe administrata e saj  funksionuan vetёm nёpёrmjet ryshfeteve, korrupsionit  duke ngordhur qelizat vepruese tё ndershme.
Prona private si bazё e marrdhёnjeve kapitaliste nё prodhim u dhunua, u mohua, u diskreminua qё me ligjin  nr. 7501, datë 19.7.1991 për tokën, dhe  kjo sёmundje solli ligje tё tjera. Ja disa prej tyre, ligji nr. 20/2025, për paketën e maleve, ligjin nr. 20/2024  pёr ndryshimet mbi ligjin 81/2017 tё pyjeve mbrojtese , ligji pёr investitorёt strategjik Nr. 55/2015 etj. 
Nё tё njёtat traversa tё kalbura filluan e vazhdojn tё ecin, shёndetёsia, shkolla, institucionet e drejtёsisё dhe gjithё gjymtyrёt e shtetit. Peshku u qelb nga koka tё bishti.
Urbanizimi i qyteteve u pushtua nga mafia e ndёrtimeve dhe duke u shpallur si tё shenjtё dhe tё privilegjuar nga qeveritё betonizoi çdo centimetёr kateror toke. Ai u dhunua kaq shumё sa qё nuk jeton mё shumё se 30-50 vjet e duhet filluar shembja dhe  projektimi i qyteteve  ekologjike.
Popullit u lodh, populli hyri nё ferrin e mjerimit, tё braktisjeve tё trojeve, nё tunelin e gjakosur tё krimit e pasigurisё. Natyra edhe pse E SHEJTE DIKUR u industrializua nga ‘’bunker hekur betoni,,  nga miliarderet mbi tё gjitha ‘’tё madhёrishmit RAMA,,  oligarkёt e tij ma tё dashtun duke i mbledhur nёpёr botё e shitur tokёn me njё euro nga bregdeti nё alpe. Pra kolonializim dhe bunkerizim i trojeve tё shqiptarёve.
 
                        ************
 
 Pas njё udhёtimi 36 vjeçar erdhi pika e VLIMIT:

               E shprehur ndryshe:

                KUPA U MBUSH NE ZVERNECIN SI PYJE MBROJTES

Zёri  kumbues, revoltues teje i zemёruar i BRUNELA MERTIRIT e tё tjera shkaqe mbi shitjen e tij e bunkerizimin me resorte, shkaktuan ndezjen e ‘’Revolucionit tё flamingёve,, ose ‘’Revolucionit tё gjelbёrt,, ose thirrjet ‘’Shqipёria kёrkon revolucion.,, njё domozdoshmёri çlirimi e shpёrthimi vullkan energjish, patriotike, atdhetare pёr njё Shqipёri tё re.   Plotё   60 ditё, tsunami i zemёrimit, pushtoi sheshet e Tiranёs e tё shumё qyteteve nё gjithё botёn nga shqiptarёt.

   ÇFARE SHERBIMI DUHET TI SJELL SHQIPERISE        revolucioni?
 
Pёrmbysjen e sistemit politik grabitçar dhe besim e moral shkatёrrues qё sundoi mbi  shqiptarёt,  ekonominё e shqipёrisё pёr 36 vjet.
Krijimin e kushteve pёr tё qenё tё barabartё para kutisё sё votimit. Pёr kёtё duhet shfuqizuar Neni  Kushtetutes i vendosur nga Kuvendi popullor i vitit 2008. (Kjo u arrit nga marveshja PS. PD  i datёs 21.04.2008). Ky ishte fillimi i minimt tё demokracisё.
 Shfuqizimin e ligjit 7501, vendosja e pronёs private, troje, shtёpi, toka bujqёsore, pyje, kullota etj. nё pronёsi private sipas dokumentave kadastrale tё vitit 1944, si themeli i patundshёm i pronёsisё e zhvillimit ekonomik sipas standarteve evropiane.
Riorganizimi i  organeve tё drejtёsisё nё tё gjithё  piramidёn e saj pёr tё hetuar e ndёshkuar me rigorizitet korrupsionin e 36 viteve dhe vendosur drejtёsi pёr qytetarёt.
  Vendosja e njё ligji elektoral sipas standarteve evropiane  ku partitё , qytetarёt dhe mergimtarёt tё jenё me tё drejta tё barabarta.
Pёrzgjedhja e deputetёve, sipas arsimimit, veprimtarisё ekonomike, shoqёrore, kontributeve nё fusha tё ndryshme  dhe moshёs (Tё lindur sё paku pas vitive 1980), brenda e jashtё Shqipёrisё  duke u zgjedhur me emёra nga kutia e votimit.
Riorganizimi i gjithё institucioneve shtetёrore sipas kritereve evropjane dhe nevojave tё zhvillimit ekonomike tё njё SHQIPERIE TE RE  qё nga ekonomia private nё fshat e deri te shoqёritё e mёdha ekonomike, nё gjithё Shqipёrinё me nёpunёs tё pёrzgjedhur nёpёrmjet KONKURSEVE.
Krijimi i institucioneve tё specializuara ne administrimin e pasurisё pyjore, parqeve, kombёtare dhe zonave te mbrojtura, me pylltar nё gjithё piramidёn organizuese. Hartimi i vendosja e ligjeve rigoroze   pёr mbrojtjen e pyjeve, lumenjve, pёrrenjёve, kullotave, kafshёve dhe shpendёve tё egёra,  pyjeve mbrojtese e parqeve kombetare sipas standarteve evropiane.
  Krijimi i grupeve me arkitekt, arkitekt peisazhi, inxhiniera e deri te juristё pёr hartimin e zhvillimin urbanistik tё qyteteve, fshatrave nё zonat bregdetare deri nё alpeduke respektuar traditёn ndёrtimore tё qyteteve,  qytezave, lagjeve mbi baza tё parimeve tё  shkencёs sё ekologjisё.
Shfuqizimi i ligjeve mbi ndёrtimin e hidrocentraleve tё vegjel,  tё Ligjit 20/2025 tё  Paketes sё maleve, shfuqizimin, e dispozitave tё ligjit 21/2024 pёr Zonat e Mbrojtura; i Ligjit  Nr. 55/ 2015 pёr Investime strategjike, Ligjin Nr. 38/2021 mbi ndertimin e Hidrocentralit Skavicea nga firma Bechtel
Te hartohet e vendoset njё Ligj i posaçёm qё njё kryeministёr, president, kryetar bashkie i cili  duhet  tё qёndroi nё detyrё vetёm 8 (tetё) vjetё,  domozdoshmёri historike, e vetme pёr tё funksionuar demokracia nё shqipёrinё e shqiptarёve.
Ligje nё kushtetute pёr REFERENDUMET POPULLORE si ABC e demokracisё nё Shqipёri pёr gjithёçka qё  shumica e popullit nuk ёshtё i njё mendimi me kuvendin popullor ose vendimet e qeverive kushdo qoftё ajo.
    Kёto ishin disa mendime, sigurisht jo te plota e tё goditura, pёr tё krijuar e funksionuar demokracia e vertetё dhe zhvilluar ekonomikisht Shqipёrinё e re, duke qenё nё udheheqje rina e shkolluar dhe e pёrzgjedhur, e mёsuar shumё nga e kaluara e hidhur, sunduese, sё paku pёr 36 vjet pa u kёput.  Hyrjen ne BE e vendos qeverisja mbi kritere demokratike dhe zhvillimi ekonomik i vendit nё bujqёsi, industri e pёrparim nё fushёn e kulturёs, me arsimim cilёsor bashkёkohor.
 
 
30.07.2026                                        Dibrani Selman Meziu