Perse ma dogje arren o nipҫe?
Përshkrim



Një valë e pa parë të nxehti na mbërriti nga Afrika e shkretëtirave dhe ekuatori. Ajo na solli shqetësime therëse të gjithëve. Kuptohet kontinentit plakë më shumë. Shkretëtime pyjesh, ullishtesh, helmime ajri, fatkeqësi, shëmtime peisazhesh. Njerëzit, kafshët, shpendët, biles edhe peshqit patën etj. Lekë, euro, dollar kishin njerëzit, por ujë pak ose aspak. Detet ishin me ujë të kripur ato veç ‘’hanin,, brigjet e tyre. Përrenjt u thanë, mbetën vetëm zallet me gurët e shndrritshëm e pa qoshëza. Lumenjt u paksuan shumë duke ‘’tradhtuar,, shtratin e tyre. Vetë atdheu im e përjetoi me nxehtësi tmerrndjellëse, asfaltesh, betonesh, hekurash. Ndërsa natyra pësoi katastrofën ma të madhe nga mijëra vatra zjarresh. Vetëm bimët pigment gjelbërt e pritën nxehtësinë e rrezeve të diellit me kënaqësi.
Lumi mezi kishte një vijë uji. Bimësia anash tij ishte e harlisur, sëbashku me myshqet buzë kalimit të ujit. Në një bregore dhe mbi një udhëz, gjelbëronte një poren. Pra një bimësi e shumë llojshme garëzonin kush ‘’pushton,, hapsirë ajrore e toksore. Aty djaloshi veç katërmbedhjetë vjeçar në vitin 1970 kishte mbjellur një arrë. Ishte shkulur si fidan i vogël nën një vijë uji, në zabelet e Çerrave. Ajo kishte prodhuar arra me thelpinj të shijshëm. Nana e kishte pagëzuar me emrin e djalit të saj. Sigurisht ky emër i mbeti prej pesëdhjetë e gjashtë vjetësh.
Papritur vjen një vit me trubullira shoqërore, sakaq gjithëçka ndryshoi. Banorët e trojeve, kullës e një mulliri bloje u syrgjinosën. Arra tanima me kurorë madhështore, gjelbëronte në pranverë. Si kudo natyra shqiptare. Në vjeshtë prodhonte arra dhe i binin gjethet bashkë me frutat. Dhimbja kullonte bashkë me limfën nga ndonjë plagë e saj. Përreth saj nuk rektonte njeri i gjallë. Bukuri që vret shkruante Migjeni në vitet 1930. Vertet shkretim në njerëz, në zëra, në prodhime kopshti, misri e gruri. Heshtja kishte mbuluar si një vello hakmarrëse atë vend dikur si kopshti Eden. Natyra vazhdonte punën e saj vetë pushtuese. Kulla dhimshurisht vjetërsohej, errësohej çdo orë, ditë, muaj e vite.
Kësaj vere ku dielli digjte si saç edhe poreni po vuante. Bimësia ose ishte tharë ose kishte mbledhur gjethet. Biologjikisht e shpjegueshme duke ulur sipërfaqen e avullimit dhe marrjen e rrezeve të diellit e nxehtësinë përvëluese. Gjallesat jetonin në minimumin e jetës biologjike. Shtrati i lumit sillte freskinë e vet, por, ajo nuk arrinte në këtë lartësi. Gjallesat ishin të detyruara të mbijetonin me vështirësi të tej skajshme. Arra kurorë gjerë i mbronte nga rrezet përvluese të diellit si pula zogjtë e vetë nën krahët e saj. Gjallesat e tjera nën hijen e saj e donin dhe uronin nanën e tyre.
Nipçja ishte afërsisht 16 vjeç. Fytyrë bardhë si dru bredhi, Flokët e zes dhe sytë e kaltër i zbukuronin fytyrën. Trupi i hollë e supet e ngushta i shtonin elegancën. Thonin se kishte marrë disa tipare nga dajat e tij që trojet dhe arra i kishin përballë. Kuptohet në bregun tjetër të lumit.
Një ditë fund gushti ai doli nga shtëpia me një shkrepse në xhep. Ashtu me kokën varur iu afrohet brigjeve të jeshiluara të dajave. Ishte ora njëmbëdhjetë e ditës kur i ngjitet bregut të pjerrët. Ashtu si urithi nën tokë ai vraponte nën shkurret që mbanin me rrënjët, fort bregoren. Nipçja me shkrepse ndezi barin e thatë në dy tre vende. Zbret poshtë si i trembur, por kam lehtë dhe pasi kalon një urë teli mbi lum, i afrohet porenit të dajes tjetër. Edhe pse ai ishte më i ngushtë ai i vendos flakën e shkrepses në dy vende. Nipçja u hakmuer ndaj dajave e natyrës së braktisur, Po pse vallë??? Pastaj ai largohet me vrap për tu fshehur në pyllin me dushqe.
Nuk vonoi shumë dhe flaka e tymi mbuluan bregun dhe po i afroheshin shtëpisë së dajës pa askënd brenda. Ato pak banor filluan t’a fiknin me kova me ujë e mjete rrethanore. Ndërsa arra në bregun djathtas, ndjeu dhimbjen djegëse të lëkurës. Ishin dhimbjet e fundit para vdekjes. Flaka i mbuloi trupin pastaj kurorën. Falë shpirtmirësisë të atyra pak banorëve, zjarri u fik me ujin që, për fat të mirë ishte pranë. Mirëpo gjithëçka u dogj ose u zitua duke u shndërrue në skelete tmerrëndjellëse. Peisazhi u shëmtua marrëzisht. Gjallesat që e zbukuronin e gjallonin, u shkrumbuan, u hirëzuan, u tjetërsuan.
Nipçja kishte vepruar si shumë zollumçar në krahina të ndryshme. Natyra shqiptare ndjente deri në asht dhimbjen e shkretizimit, zhdukjes së jetëve. Ajo ankohej e hakmerrej njëkohesisht. Njeriu ishte çakërdisur, qeveria po ashtu. Tymi dhe gjuhët e flakëve ishin veprime kriminale nipçesh shqiptarësh. Ҫfarë do të ndodh vallë më pas? Vjeshta po troket. Më pas do të ndiqen nga stinët e dimrit, pranverës, verës… Shqiptarët dhe natyra po shkyejn njëri tjetrin. Deri kur nipçe?
05.09.2026 Dr. Selman Mëziu