
PO BIE SHI DYSHIMESH
Po bie shi
Por ti nuk e sheh i dashur
Litarët varen në xhamat e gjelbërt të syve
Si shelgje lëvaren flokët e pakrehur mbi supe
Lagur e ngatërruar me pikëlat e marrisë.
Ti nuk e di më duket
Se si gjeta gremça pikëpyetjesh,
Rrugës nga kalonin mendimet e tua
Për t’u bërë mahnija ime e pamatshme
Dhe zemërimi im i dallgëzuar…
Sepse era ti fshin kujtimet me re;
E ti harron, harron se m’don
Harron se m’ke premtu, në çdo sekondë,
Me m’dasht gjithmonë…
Sepse ti
Edhe pse jo i zakonshëm
Në fund të fundit je thjeshtë, burrë
Me një zakon burrnor:
Harrues fare i lehtë
Gjërash të rënda…
Po bie shi, i dashur,
Po bie shi!
(2013)