
Poeti Ira Director – Përkthyer nga Irma Kurti
Artisti dhe poeti i lindur në Çikago, Ira Director, ka një diplomë Bachelor në Filozofi dhe një diplomë Master në Letërsi dhe Poezi Angleze. Punimet e tij janë botuar në revista dhe gazeta elektronike. Poezia dhe piktura ndonjëherë bashkohen, duke formuar një pjesë integrale të punës së tij. Aktualisht ai drejton Galerinë Gezer, një galeri multimediale ndërkombëtare kushtuar artit dhe letërsisë, dhe është anëtar i Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Izraelite të Shkrimtarëve në Gjuhën Angleze (IAWE).
Ekspozita: “Retrospektivë 2022: 50 vjet art dhe poezi”
https://sites.google.com/view/iradirectorexhibition2022/home
https://www.facebook.com/groups/gezergallery
DYQANI I VOGËL NË FSHAT
I njoh të gjithë, por jo atë
disa punëtorë blejnë
një drekë të shpejtë
në dyqanin e fshatit tonë
duke ecur me fytyrë të vrarë
pranë meje me nxitim
Ndalova një çast, u ktheva, e pashë
teksa mbante ritmin e hapave
ai u përkul dhe këputi
një degëz rozmarine
e shtypi dhe e nuhati
teksa mbante ritmin e hapave
e shtypi dhe…
teksa mbante ritmin e tij
e shtypi dhe…
teksa mbante ritmin e tij…
SMALL VILLAGE SHOP
I know everyone, not him
some workers buy a quick lunch in our village shop
walking quickly past me, face crevassed
I stopped, turned, watched keeping his stride
he bent and picked
a sprig of rosemary crushed it and sniffed
keeping his stride crushed it and…
keeping his stride crushed it…
keeping his stride…