Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Poeti që i këndon kaq bukur, me shumë mall dhe me gjuhën e zemrës-Olimbi Dafa

Poeti që i këndon kaq bukur, me shumë mall dhe me gjuhën e zemrës-Olimbi Dafa

Poeti që i këndon kaq bukur, me shumë mall dhe me gjuhën e zemrës, bukurisë magjike të shpirtit të vendlindjes së tij.

Agim H. Lika lindi në vitin 1968, në Shetaj, Ishëm (Durrës). Dashurinë e madhe që ka për vendlindjen e tij — të cilën nuk e quan thjesht tokë, por gjuhën e shpirtit — e shpalos në vargjet e tij magjike, ku shprehet plot mall dhe dashuri për të.

Agimi jeton në Tiranë. Ka studiuar në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”, ku u dallua për rezultate të larta. Më pas vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake, nga viti 1983 deri në vitin 1991. Në vitin 1991 u titullua oficer aktiv dhe ka ushtruar me përkushtim detyra të ndryshme si: komandues, pedagog, komandant kursesh, zëvendësshef dhe shef departamenti, komandant batalioni, specialist, shef dege, si dhe oficer shtabi në J-5/8 në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, deri në vitin 2020.

Gjatë gjithë karrierës së tij, ai shpalosi aftësi të larta profesionale, thjeshtësi, vendosmëri dhe zotësi drejtuese në përmbushjen e detyrave të ngarkuara. Agimi e dashuron artin ushtarak dhe i ka shërbyer atij me përkushtim të veçantë.

Deri tani ka botuar:

  • Tre artikuj në revistën “Mbrojtja”;
  • Tre artikuj të ndryshëm në gazetën “Tirana Observer”;
  • Dhjetë publikime në revistën “Liberal.al”;
  • Disa materiale përmbledhëse për website-in e OJF-së “Ishmit”;
  • Dhjetëra publikime në gazetën “Destinacioni”.

Ka botuar librat:

  1. “Malikët e Shetajt dhe pasardhësit e tyre” (monografi);
  2. “Vendlindja e harruar” (poezi);
  3. “Si hënë e kristaltë” (poezi);
  4. “Arsimi në krahinën e Ishmit (1912–1944)” (studim);
  5. “Fjalë zemre për vendlindjen” (antologji);
  6. “Krenar për origjinën time” (poezi);
  7. “Arsimi në krahinën e Ishmit (1944–2025)” (studim);
  8. “Ritmi i jetës” (poezi);
  9. “Vështrime për disa libra” (kritikë letrare).

Së fundmi vjen para lexuesit me librin:
“Kultura e krahinës sonë” (studim).

Agimi është një shkrimtar, poet dhe studiues-historian i afirmuar dhe i njohur jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij, si në Itali, Greqi dhe Kosovë. Ai gëzon vlerësime të shumta pozitive nga lexues të ndryshëm, të cilët e çmojnë lart penën e tij, sepse në figurën e Agim H. Likës shohin një poet, shkrimtar, studiues dhe, pse jo, edhe kritik letrar.

Me librin që ka dërguar për botim, “Vështrime për disa libra” (kritikë letrare), ai pritet të arrijë shumë shpejt majat dhe të renditet denjësisht në elitën e njerëzve inteligjentë, sepse fjala e tij ka peshë dhe mendimi i tij është i thellë. Zotësia e Agimit qëndron në aftësinë për ta ngritur mendimin në art, me penën e tij të zjarrtë dhe me një mendje të kthjellët e të lartë.

Agimi ka një penë mjaft inteligjente, e cila mendon thellë dhe i bluan mirë idetë para se t’i hedhë në letër. Është një penë e hollë dhe fine, që shkruan me dinamizëm dhe plot dritë. Ai është një poet që i këndon kaq bukur, me shumë mall dhe me gjuhën e zjarrit të zemrës, bukurisë magjike të shpirtit të vendlindjes së tij. Ky mall është si një fllad i lehtë që fryn mbi plagë.

Ja disa vargje të autorit:

Për vendlindjen prapë kam për t’shkruar,
Si në prozë e poezi;
Vlerën Ishmit për t’ia lartësuar,
E kam bërë dje, do ta bëj përsëri.

Pena e tij ka shkruar, shkruan dhe nuk do të reshtë kurrë së shkruari, veçanërisht për këtë vend magjik e me bukuri të rrallë, së bashku me shokun e tij poet, Urim Bejlerin, gjithashtu vendali i Ishmit. Edhe për Urimin, Ishmi është një burim i pashtershëm frymëzimi, të cilin e quan “oksigjeni që i mbush shpirtin”.

Agimi e quan vendlindjen e tij, për të cilën është krenar për origjinën, si një “poemë-tokë, simfoni dashurie me përmasa qiellore”. Ajo është magji, legjendë dhe kushtrim bukurie. Në një poezi tjetër, ai e quan të bukurën e dheut “vend përrallor”, duke shkruar:

O Shetaj, shpesh më ke frymëzuar,
Se shumë të ndjen ky shpirti im;
S’mund të rri unë, për ty pa shkruar,
Kujtimet më sjellin tek ti, pambarim.

Ai mundohet të vijë shpesh, për t’ia ushqyer shpirtin, të qëndrojë sa më gjatë, t’i bjerë rreth e qark që syri i tij të ngopet me bukuri. Dhe largohet gjithmonë me shpresën për t’u kthyer përsëri.

“Pranë teje shërohem, harroj të gjitha hallet.”

Sa bukur derdhet ndjenja e dashurisë së autorit në vargjet e mësipërme të kësaj strofe të fundit, ku shpirti i tij nuk mund të rrijë pa shkruar për atë që ndien thellë në zemër.

Ndërsa në këtë strofë të fundit shprehet me shumë bukuri edhe redaktori Kujtim Xheberxhiu, i cili ka realizuar analizën e këtij libri, duke e zbërthyer atë me një nivel të lartë artistik dhe deri në detaje. Ai thekson se mjafton vetëm vargu i fundit për të treguar vlerësimin e thellë të poetit për vendlindjen e tij.

Për autorin, ai vend është ilaç: aty janë kujtimet më të bukura të fëmijërisë, hapat e tij në ato rrugica që kanë lënë gjurmë, rrënjët e të parëve dhe përqafimi i dallgëve që hapnin krahët e tyre e e mbështillnin me dashuri. Janë kujtime që mbeten të pashlyeshme në shpirt.

Ja disa vargje nga një poezi tjetër, ku autori i këndon sërish vendlindjes, e titulluar “Në përkëdhelje humbur”:

Pamje të mrekullueshme gjithkund,
Fusha, male e kodra përreth si gurë të çmuar;
Ngado t’i hedhësh sytë, hapësirë pa fund,
Nën pelerinën e detit lindëm, jemi të bekuar.

Mësimet e para këtu i kemi marrë,
E dua këtë vend si sytë e ballit;
Se është vendlindja jonë e rrallë,
Me shumë sekrete, si gurët e strallit.

Sa vargje të bukura, me frymë naimjane, që burojnë nga një zemër e thjeshtë e që e do vendlindjen me pasion. Autori e sheh atë me sytë e mendjes dhe me thellësinë e shpirtit, duke thurur vargje zemre të pjekura në zjarrin e ndjenjës. Kështu ai nxjerr në dritë bukurinë e veshur me dashuri dhe i jep madhështi vendit që e do si sytë e ballit dhe me të cilin krenohet.“Unë jam ishmak, jo vetëm me emër, por edhe me zemër, të cilën e kam aty ku janë rrënjët e të parëve tanë, ku historia e saj është si një kështjellë në historiografinë shqiptare dhe që ka ende nevojë të zbardhet.”

Ishmi, me dhjetë fshatrat e tij si një kurorë e bukur, është një nga krahinat më të bukura të Shqipërisë. Ai krenohet me dy kala: atë në Kepin e Rodonit dhe kalanë e Ishmit; me Kishën e Shën Andout të Rodonit, Kishën e Shën Kollit në Bizë, Bazilikën e Gjuricajt, e shumë monumente të tjera të trashëgimisë kulturore. Me vijën e tij bregdetare dhe plazhet e mrekullueshme e ende të virgjëra, Ishmi më në fund po merr vëmendjen që meriton. Madhështia e tij na bën krenarë që jemi ishmakë dhe krenarë që sot vizitohet nga turistë jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe nga vende të ndryshme të botës.

Agimi, së bashku me dy shokët e tij, Hajriun dhe Pirron, gjatë Muajit të Letërsisë, janë lidhur me shkolla të ndryshme për të folur mbi letërsinë, rëndësinë dhe rolin që ajo luan në edukimin kulturor të nxënësve dhe të shoqërisë në tërësi. Po e konkretizoj këtë me takimin e fundit të zhvilluar në shkollën “28 Nëntori” në Laprakë.

Qëllimi i këtij takimi ishte afrimi i nxënësve me botën e librit, poezisë dhe tregimit, në një kohë kur interesi për leximin ka rënë për shkak të dixhitalizimit. Fjala artistike mori jetë dhe zjarr përmes diskutimeve të autorëve, recitimeve të nxënësve, temave të trajtuara nga disa mësues, si dhe fjalës përmbyllëse të drejtorit të shkollës, Shkëlqim Sirika, i cili i përgëzoi autorët për këtë veprimtari të rëndësishme, të realizuar me kaq përkushtim.

Agimi e ka shtrirë veprimtarinë e tij edhe jashtë vendit. Atij i erdhi një ftesë nga Italia, në qytetin e bukur të Novarës, për zhvillimin e Manifestimit të Pestë Historiko-Letrar dhe Kulturor, të organizuar nga Bashkimi i Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Zëri i Mërgimtarit”. Në këtë aktivitet, gjatë muajit nëntor, fjala dhe arti shqiptar bashkuan zemrat e mërgimtarëve.

Organizatorja e këtij manifestimi ishte znj. Trendafile Molla, kryetare e BSHASH “Zëri i Mërgimtarit”, e cila realizoi një organizim të shkëlqyer, duke lënë mbresa të veçanta tek të gjithë pjesëmarrësit. Ky aktivitet u pasqyrua dhe u zbërthye me mjeshtëri e në detaje nga shkrimtari ynë mendjendritur, Pirro Minollai, në shkrimin e tij përmbledhës që bëri jehonë.

Në këtë manifestim u përurua edhe libri “Lulëkuqet e globit”, botim i BSHASH “Zëri i Mërgimtarit”, ku morën pjesë edhe Urim Mezini, Hajri Malaj, si dhe autorë e krijues të tjerë.

Agimi është një njeri shumë i dashur dhe i respektuar edhe në shoqëri. Për të, shoqëria është një gjerdan arti, ndërsa ai vetë është një diamant i asaj shoqërie, qoftë virtuale apo reale. Të gjithë e duan dhe e respektojnë, sepse ai jo vetëm di të krijojë miqësi, por di edhe ta ndërtojë dhe ta mbajë atë marrëdhënie mbi bazën e mbështetjes, dashurisë, mirëkuptimit dhe sinqeritetit.

Ja si shkruan ai në disa vargje të shkëputura nga poezia “Jeta na mësoi”:

Sot është kohë e mbylljes, po s’e dua të tillë,
Se nuk kalohet vetëm kjo e shkreta jetë;
Sot je i pasur, nesër i varfër, merre si këshillë,
Largoje egon, jep dashuri, se s’do të jetosh përjetë!

Redaktori, në recensën e librit “Ritmi i jetës”, bën një ndarje të qartë të lirikave në disa cikle tematike:

  • Cikli i parë: lirikat e dashurisë;
  • Cikli i dytë: lirika kushtuar fëmijëve;
  • Cikli i tretë: dashuria për vendlindjen, që nuk njeh kufij;
  • Cikli i katërt: tematika të ndryshme nga larmia e jetës.

Agimi e trajton dashurinë jo si një pjesë të jetës, por si vetë jetën — si një çelës që hap portën e saj.

Ai është edhe një prind shembullor, së bashku me bashkëshorten e tij, duke u dhënë fëmijëve një edukatë të shëndoshë, që i projekton ata si modele të vlefshme për shoqërinë. Në librin “Ritmi i jetës”, ai ka trajtuar edhe shumë poezi për fëmijët, ndër to katër poezi kushtuar fëmijëve të tij të gjakut. Sa bukur dalin këshillat që u jep për marrëdhëniet familjare, veçanërisht për nënën — qeliza e shtëpisë, që e ndërton dhe e mban familjen — dhe për babanë, shtylla e saj.

Agimi nuk mjaftohet vetëm me djalin e tij, Ronin, dhe fëmijët e afërt, por shkon edhe më tej, duke e përgjithësuar figurën e fëmijës në poezinë e tij. Ai u jep zë fëmijëve që jetojnë në vatrat e nxehta të luftës, duke shprehur me një forcë të papërmbajtur indinjatën dhe revoltën e tij të thellë, dhe duke dalë në mbrojtje të tyre si poet me ndërgjegje humane.

I urojmë jetë të gjatë e shëndet dhe që rruga e jetës t’i bëhet dritë Ronit.

Disa vlerësime për poezinë e tij

Zekerija Idrizi
Shkrimtar, dramaturg, poet, kritik letrar

“Një poezi me mesazh të thellë dhe të fuqishëm human, për ata që kanë mbi të gjitha një shpirt njerëzor. Përgëzime për shpirtdritësinë tuaj, miku im i çmuar, rrezet e së cilës i shpërndani te ne me përzemërsi, finesë dhe shumë elegancë. Respekt pafund për ju, erudit Agim Lika!”

Vlerësime për krijimtarinë poetike të Agim Likës

Prof. Kujtim Xhebexhiu
“Është një poezi moralizuese, patetike dhe kuptimplotë, për çdo fëmijë që i ka prindërit ende gjallë, të cilëve poeti u jep një leksion të vyer për respektin ndaj prindërve, veçanërisht ndaj nënës — krijesës më të bukur dhe më të shtrenjtë.”
Urime, poet!

Gjeneral Bardhyl Hoxha
“Urimet më të mira për ty, Gimi! Krijimet e tua janë si pasqyra të shpirtit tënd të pastër — rrezatojnë dritë, ndjeshmëri dhe pozitivitet.”

Prof. Sinan Lala
Studiues, historian
“Vargjet e poezisë suaj kanë përmbajtje filozofike dhe japin përgjigje domethënëse për dukuritë e ndryshme të kritikës së sotme, e cila shpesh bëhet nga njerëz që nuk dinë mirë me çfarë merren. Respekt për punën dhe krijimtarinë tuaj.”

Urim Mezini
Poet
“Një poezi e ndërtuar dhe e realizuar mjaft bukur, ku motivi është marrë nga karakteret dhe thëniet e personazheve të veprës ‘Mizantropi’ të Molierit, për të përcjellë mesazhe dhe këshilla të vyera, me mjaft vlerë.”

Kolonel Hydai Qorri
“Poezia e mikut tim, Agim Lika, është një himn prekës për dashurinë e pastër dhe të pakushtëzuar të nënës. Me vargje të thjeshta, por të thella, ai e ngre figurën e nënës në lartësinë që i takon — si burim dashurie, sakrifice dhe bekimi të përjetshëm. Është një poezi që nuk lë vetëm emocion, por edhe një kujtesë të fortë shpirtërore: askush nuk të do si nëna.”

Gazetar, shkrimtar, poet, Kritik-letrar, Nexhbedin Basha

Poet Agim Lika ! Kjo poezi flet shumë. E lexova dhe mund të themë se poezia juaj “Të gjithë jemi të lodhur nga diçka” është një reflektim i thellë mbi qëndrueshmërinë njerëzore përballë dhimbjes dhe lodhjes shpirtërore. Ajo shpreh idenë se secili mban brenda vetes një barrë, por forca e njeriut qëndron në pranimin, jo në harrimin e plagëve. Autori nënvizon se shërimi vjen nga vetëdija dhe përballja, jo nga shmangia. Në vargjet e fundit, ai flet për butësinë dhe kujdesin ndaj vetvetes, si mënyrë për të rimarrë frymë pas tronditjeve të jetës. Poezia është një thirrje për durim, për reflektim dhe për dashuri ndaj vetes, edhe kur jeta lodh. Të përgëzoj për vargjet!

Mësuese Drita Ruçi

Përshëndetje dhe komplimente i nderuar poet për vargjet thellēsisht tē ndjerë më shumë dashuri dhe pastērti pēr hyjneshat nēna ,dashuria e parē dhe pa kushte besnikja

dhe sakrifikuesja deri ne amshim ! Respekt miku im poet i vlerave njerëzore dhe percjellēs i mesazheve poezitive dhe ndērgjegjēsuese per te rinjtē, nēpērmjet krijimtarisē tuaj tē mrekullueshme. Suksese pafund në vazhdimësi, poet fisnik!.

Urime i nderuar poet pēr poezinë motivuese pēr jetēn ,qē tē mos dorëzohemi nga vēshtirēsitë ,ajo duhet jetuar dhe përballur me sfida.Kjo është jeta që tē plagos dhe tē zhgēnjen,por, siç e thoni edhe ju, dhimbjes i qēndroj pranë duke i dhēnē kohē vetes tē pranoj kēto plagē, sepse zemra shērohet ,kur kupton e jo kur harron. Respekt miku im, poet, penē e artë ,poet i vlerave njerëzore dhe poetike me mesazhe pērcjellēse tek lexuesi !Suksese nē pafundēsi poet, z. Agim Lika !!

Urime për krijimtarin tuaj universale, të kuruara në perfeksion, si nga ana leterare artistike dhe tematike duke percjellë tek lexuesit, ndjesi emocion shije, motiv, histori dhe dashuri per njerezit dhe atdheun ,e thënë më qartë.

Poezitë tuaja mbartin mesazhe të qarté dhe ky duhet të jetë për të gjithë poetët qëllimi i poezisë ! I nderuar poet! Ju jini unik, jeni vetvetja !! Miku im poet, ēshtē e bukur thēnia” Goditet pema qē ka kokrra.”! Në çdo kohe ekziston ambicja, zhelozia dhe brrylat, është në natyrēn njerēzore !!Respekt, poet i vlerave artistike letrare, misionar fisnik!! Suksese të pafundme poet, studiues,historian .vlerë mbi vlera!!

Vlerësime për poezinë e Agim Likës

Nënkolonel Sadet Dauti
“Kjo poezi, sipas meje, është një himn i ndjerë për dashurinë më të pastër që njeh njeriu: dashurinë e nënës.
Me vargje të thjeshta, por thellësisht të fuqishme, autori na kujton se, në një botë plot mashtrime dhe zhgënjime, vetëm dashuria e nënës është e vërtetë, e palodhur, pa kushte dhe e pafundme.
Ndjeshmëria me të cilën përsëritet figura e nënës në çdo strofë e bën këtë poezi jo thjesht një lexim, por një ndjesi që prek shpirtin.
Është një thirrje për t’u kthyer te rrënjët dhe për të mos harruar se kush na deshi i pari dhe i fundit, pa kërkuar asgjë në këmbim.
Si dashuria e nënës, të vërtetë të dytë nuk ka… dhe kjo poezi është një përqafim i ngrohtë për çdo zemër që rreh me kujtimin apo praninë e saj.”

Poet Hajri Lamaj
“Miku im, ke bërë një nga krijimet më të bukura, ku çdo njeri me sado pak ndërgjegje e gjen veten. Ndërkohë, kokëboshët dhe servilët, nëse duan të ndiejnë mesazhet e ndërgjegjes dhe rrugët për t’u çliruar nga llumi ku janë zhytur, i gjejnë të pastër në vargjet e tua.
Të falënderoj, poet, shkrimtar dhe historian i nderuar! Mesazhet e tua janë mesazhe filozofike. Respekt pa fund për ju.”

Miqtë e mi të nderuar!
Më datë 23 mars 2025, me ftesë të poetit, shkrimtarit dhe historianit Agim Lika, isha në promovimin e dy librave të tij në qytetin e Durrësit. Mund të them se ndodhesha në një eveniment të shkëlqyer, i organizuar me shumë kujdes deri në detaj.
Salla u mbush plot, dhe shumë pjesëmarrës kërkonin fjalën për të shprehur konsiderata të larta për punën dhe veprën e zotit Agim Lika.
Nuk do të ndalem te të gjitha detajet, por ato që pashë dhe ndjeva mund t’i përshkruaj më mirë nëpërmjet vargjeve:

PËR TY, MIKU IM, AGIM !
Me shi, unë dola nga shtëpia
Por, shiu lagu vetëm xhubin tim
Rebeshe të binin, t’bëhej batërdia
Do të vija në promovimin tënd, Agim.


Në atë takim u njoha me poetë
Krijimet e tyre në fcb., i kisha lexuar
U befasova që nga larg, kishin ardhur
N’atë promovim, ku dhe unë isha i ftuar.


Takova Trandafilen, Kujtimin, Ladin, Urimin
Takova dhe shumë poetë të tjerë
Takova muzën ishmake, vlerësimin
Që kombit tonë i japin vlerë.


Unë, në atë promovim, u ndjeva vendali
Askush s’më pyeti nga ata që më takuan
T’gjithë, buzëqeshur, erdhën drejt meje
Njësoj si ishmakun e tyre, më përqafuan.
Të falenderoj për ftesën, miku im, Agim!
Më njohe me poetë, që, për vendin, janë vlerë
Ndaj, kam dëshirë, të gjithë t'm'i sjellësh !
Në promovimin e librit tim, që do t' bëhet kët'pranverë.
AUTORI
Agimi zhytet ne reslitetin e kohes e na sjell esencen , mesazhe te dobishme qe perthithen menjehere nga lexuesit .Poezit e Agimit sec kane nje nur , ndaj ato nuk vdesin kurre . Me lini ti sit keto poezi thot Agimi, deri sa brumi i zgjedhur prej tij te vi , qe ju te thoni sa te bukura keto poezi . Shkrimet e tij jane plot drite, diell, ppranvere. Zjarri i zemres se Agimit nuk djeg , por ngrohe . Te dish te lexoshe eshte vlere intelektuale, sepse shprehe dhe komunikon fuqishem kur mbart intesitet te vecante mendimi dhe ndjenje .
Agimi perciell poezi ku trajton probleme shoqerore dhe probleme karakterime mesazhe bashkekohore dhe gjitheperfshirese.Ai ben thirrje per njerzillek, mirenjohje . Godet veset e keqija ne shoqeri, si thashethemet, fytyredytesin, hpokrizin, mosmirenjohesit , njerzit pa karakter . Agimi perciell mesazhe te qarta e te kuptushme. Ai kerkon qe te mos thyemi nga veshtiresit dhe te papriturave qe dalin ne jete . Respekt per kete poet te talentuar .