Bardhëveshura moj vashëz-Nikos Gatsos-

LEFTER SHOMO
NIKOS GATSOS
BARDHËVESHURA MOJ VASHËZ
(ΚΟΡΙΤΣΑΚΙ ΜΟΥ ΜΕ Τ’ ΑΣΠΡΑ)
Bardhëveshura moj vashëz
Yjet mos i rilexo pandalë
Ar i çmuar koha quhet
Çfarë shkruhet s' mund të shuhet
Mos beso ti Shigjetarin
Turivarurin, tradhtarin.
Bardhëveshura moj vashëz
Yjet mos i rilexo pandalë
Jetën tënde mate prapë
Si me gurin edhe baltën
Mos i dorëzohesh Demit
Ballëvrejturit,të egrit
Peshqve kurrë mos mendosh
Që këshillën t’ u pranosh.
Bardhëveshura moj vashëz
Braktis të qiejve kalatë
Fatin tënd tokës ia ler
Vetë ai të t' udhëheqë

Mos më fol për Virgjëreshën
Me ka velur me gënjeshtrën
Dhe Peshoren e pabesë
Mos e kij udhërrëfesë .