
Zhigolo
Me mundime më kalojnë netët
J’ua rëfej të vërtetën
Ledhatimet,herë ma kanë lustruar ballin
Herë ma kanë grye ballin,s’ma dini hallin
Nata shumë e gjatë,s’më lënë rahat
Ca të tjera,ma gërvishtin shpinën
I damkosur kthehem në shtëpi
Tek unë sillen,zonjat me morale të dyshimta.
Nuk i refuzoj,ngase kam përfitime
Çudi pse tepër pispilosen,se kuptoj
Me fytyra të ndritshme nga grimi
Reflektojnë dyshime e mashtrime.
Për modele të Parisit,pa dyshime
Burat u udhëtojnë zyrtarishtë
Larg qoftë,mos ma bëjnë me gishtë.
Harmoninë,unë nuk j’ua kam prishë
Liria e tepërt,familje e brishtë
Nga vargjet jepni përkufizim.
Dashtëria e sinqertë
Në zemra që rrahin,një,dy,tre
Dashtëria e sinqertë,si një melodijë
Si dielli në mëngjes,që ngroh çdo gjë
Një lidhje e fortë,një magji e vërtetë .
Sy që flasin,pa thënë asnjë fjalë
Prekja e duarve,në një moment të parë
Kujtimet që ndajnë,janë thesar i paçmuar
Në çdo buzëqeshje,ndjehet një pasion real .
E vërtetë dhe e pastër,si uji i kristaltë
Dashuri që qëndron,në sprovë dhe në art
Nuk njeh distanca,as kohë, as hapësirë
Në çdo zemër,ndjeva mrekulli e sinqeritetit lirë .
Kur fitojnë besimi,e vërteta e thellë
Dashuria e sinqertë,është gjithçka që do
Një rrugë e përbashkët,në gëzim e në dhimbje
Një histori e përjetshme,që gjithmonë do të lumturojë.