Poezi -Nexhat Bexheti 

Zhigolo

Me mundime më kalojnë netët

J’ua rëfej të vërtetën

Ledhatimet,herë  ma kanë  lustruar ballin

Herë ma kanë grye ballin,s’ma dini hallin

Nata  shumë e gjatë,s’më lënë rahat

Ca të tjera,ma gërvishtin shpinën

I damkosur kthehem në shtëpi

Tek unë sillen,zonjat me morale të dyshimta.

Nuk i refuzoj,ngase kam përfitime

Çudi pse tepër pispilosen,se kuptoj

Me fytyra të ndritshme nga grimi

Reflektojnë dyshime e mashtrime.

Për modele të Parisit,pa dyshime

Burat u udhëtojnë zyrtarishtë

Larg qoftë,mos ma bëjnë me gishtë.

Harmoninë,unë nuk j’ua kam  prishë

Liria e tepërt,familje e brishtë

Nga vargjet  jepni  përkufizim.

 

Dashtëria e sinqertë

Në zemra që rrahin,një,dy,tre
Dashtëria e sinqertë,si një melodijë
Si dielli në mëngjes,që ngroh çdo gjë
Një lidhje e fortë,një magji e vërtetë .

Sy që flasin,pa thënë asnjë fjalë
Prekja e duarve,në një moment të parë
Kujtimet që ndajnë,janë thesar i paçmuar
Në çdo buzëqeshje,ndjehet një pasion real .

E vërtetë dhe e pastër,si uji i kristaltë
Dashuri që qëndron,në sprovë dhe në art
Nuk njeh distanca,as kohë, as hapësirë
Në çdo zemër,ndjeva mrekulli e sinqeritetit lirë .

Kur fitojnë besimi,e vërteta e thellë
Dashuria e sinqertë,është gjithçka që do
Një rrugë e përbashkët,në gëzim e në dhimbje
Një histori e përjetshme,që gjithmonë do të lumturojë.