Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

Miltiadh Davidhi


1)Më fluturon nëpër shpirt…
...Po ai vajtim i pëllumbit

Për shoqëzën e vrarë,

Po ai pikëllim i lisit

Për renë e vdekur.
Kam sytë të mbushur
Me atë kohë
Që s’e kemi më,
E bukura ime,


E mjerisht na duhet të jetojmë,
Si pëllumbi e lisi,
Me atë ç’ka na mbetet
Nga jeta e vdekja.


2)Yjet e shpirtit


Shikoji qiellit të bukurit,
Shikoji mirë!
A s’të duket e dashur,
Sikur yjet
Do na zenë me gurë
Nga çasti në çast?!


A s’të duket,
Se janë të zemruar me ne?!


Eh, flakët e zjarreve
Të luftrave,
E të urrejtjes njerëzore,
Po ua djegin
E verbojnë sytë!


Gjithçka të mirë e të bukur,
Po ia shkatërrojmë
Këtij planeti.
Por, ata, sërish
Na falin mrekullinë,
Që s’e meritojmë:
Na ndriçojnë rrugët e natës.


Ndaj duhet të dimë
Ta vlarësojmë sjelljen e yjeve,
Dhe vdekjen e tyre
Para syve tanë!


3)Fanar


Jam fanar në dete shpirtërash
E u jap sinjale grimcave
Të natës,
Dhe syrit të anijes tënde,
Me trupin tim,
Që ndizet e fiket në perjetësi.
Jam këtu të të tregoj rrugën,
Të orientohesh qartë
Ujërave ku udhëton
Me rrezikun e natës mbi shpinë,
Anije e ëndrrave të mia.
Jam fanar i pagjum, si dhe vet
Meraku, e mendimi për ty.


4)Po syri yt?!


Sonte nata qënka
Vetëm një hënë,
Që duket e zhduket si syri yt,


Pa asnjë llambushkë
Për të parë,
Se ku fle ëndrra jote.


Sonte nata
Qënka vetëm një hënë,
Që duket e zhduket
Nëpër re.
Po syri yt,
Ku mund të jetë fshehur, e fle?!