
POEZI
Nga Panajot Boli
Me vetminë eci në ca rrugë gjysëm të ndriçuara
Ku qyteti gjumash po gerhet nga pak
Një tril i çuditshëm më zgjohet befas
Dhe hapat m’i terheq zvarë në një sokak
Tash kjo rrugë e shurdhët me ca xixellonja drite
Kujtimet e largëta i lan me melankoli
Ca kangjella të ftohta më ndalin te dera
Gjimnazi im, ky pallat mister që heshtur rri tani
Boshlleku dhe kotësia më lodhen, më bën nervoz
S’ka më ditar, u ndava nga nxënësit e mi
Kuturrisem këtë mbremje si varkë e humbur
Rrugën e gjimnazit tim,ta ledhatoj,ta ringjall përseri
Kjo rrugë e fluturave me kordele të bardha në flokë
E shtruar me endrra, qendisur me deshira
I mbollëm edhe mimoza t’i hidhnim aromë
Të buzëqeshnim një mengjes,në një ditë me ngjyra
Keshtu e quajtëm rrugën tonë, Rruga e mimozave
Në atë rrugë ku nisi edhe e imja dashuri
Në atë rrugë u ktheva prapë, te pallati mister
I skuqur tashmë para nxënësve , unë, mesuesi i ri
Kjo endrra ime kësaj mbremje seç ndjen vetmi
Ca pika i rigojnë nga sytë…trishtim e nostalgji