Poezia rrjedh nga shpirti-Blerta Basha

Poezia rrjedh nga shpirti

Poezia rrjedh nga ujvarat e shpirtit,
pikë-pikë pikon si nektar në çdo fletë,
ajo është vetë boja e penelit të heshtjes,
aty ku vargëzohen kujtimet përjetë.

Sa herë që ndihem e trishtuar,
unë përqafoj fort poezinë,
ajo më ka mësuar si të buzëqesh,
e kurrë dritën e shpirtit të mos e fik.

Ne jemi bërë shoqe të ngushta,
buzëqeshim e qajmë me lot të kristaltë,
unë ndihem si një shqiponjë e vërtetë,
horizonteve fluturoj ditë e natë!

Blerta. B. 11 Gusht 2026