Porosia e hënës-Migel Flor

Migel Flor

POROSIA E HËNËS

Vetmia ma plasariti gotën
mbi buzë.
Sozia ime
pi e etur përballë meje…

Deti i mëshirshëm
mjekon plagët tona.
Hëna e trembur pëshpërit:
“Mos u përmbyt vetëm!”

Në fyt fle i dehur
kurmi i kësaj nate pagane.