Porta e mirënjohjes-Silvana Çekiçi Rodi

Porta e Mirënjohjes

Mirënjohje për agimin që lind me bekim
Për ajrin që ditës i jep frymë dhe në mesnatë.
Për diellin që zemrën ma ngroh në zjarrmim
Për shiun që dhimbjet si lumë malor m’i lan

Mirënjohje për hënën, mike të netëve të gjata.
Për njerëzit që jetës i japin ngjyra, frymëzim
Për zemrën që mbjell dashuri dhe urata
Për çdo dhuratë që të bën një njeri një ditë.

Mirënjohje për duart që falin pa kërkuar shpërblim.
Për fjalën e ngrohtë që shëron shumë plagë.
Për zemrat që ndriçojnë edhe ku ke një trishtim.
Dhe për dashurinë që ta bën jetën më të bardhë.

Mirënjohje në këtë botë që rend pa pushim
Në këtë shpirtin e trazuar më fale vlera, besë e qetësi
Faleminderit ,o Zot , të përulem pêr çdo bekim
Pasuria më e madhe është mirësia në përjetësi

16 tetor 2026
Autori : Silvana Çekiçi Rodi