Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Prespa, vendlindja e bukurisë dhe dashurisë!..Nga  Spasse   Thanasi

Prespa, vendlindja e bukurisë dhe dashurisë!..Nga  Spasse   Thanasi

 

        Nga  Spasse   Thanasi

Bukuria  e   vendlindjes

është  më  e  mira

 S’e  gjej  dot  asgjëkundi,

 S’e  blej  dot  as  me  flori…

 Se  bukurinë   e  vendlindjes

 e  shijoj , jo  veç  me  sy

 Por,   me  dashurinë  mbjellë

 tek  unë, që  në  fëmijëri !..       

Të jetosh me vendlindjen është mrekullia më e madhe !…Ti je kështu në vendin ku ke lindur, ku je rritur, ku ke marrë flatrat e dëshirës në jetë, ku ke ëndërruar rrugicave të vogla buzë liqenit, ku ke dashur dhe vajzën e parë si një ëngjëll të dalë nga liqeni…Gjithçka me vendlindjen ka një mit të vecantë, një lidhje të gjatë shpirtërore që të çon në ndjenja pafundësi gëzimi e lumturie.

Është vendlindja që gjithmonë të jep rilindjen tënde në të gjitha situatat e jetës. E kanë provuar të gjithë këtë ndjesi, sidomos ata që janë larguar në vende të tjera, shumë larg brigjeve të ëmbla të ujrave. E kanë provuar studentët,që kur janë larg me studime, ndjejnë erën e mallit dhe të shkëputjes nga familja.

Breza të tërë njerëzish kanë jetuar brigjeve të Prespës e nuk rrojnë më. Të tjerë breza janë në jetë e kanë krijuar “degëzimet” e të njejtit trung stërgjyshor dhe hedhin dritë në gjurmët e historisë së fshatit e të Zonës,që është mbushur me ngjarje e ndodhi. Puna për të sjell para lexuesve pjesë të historisë së Prespës është më e vështira, por edhe më e bukura se sjell ecjen e madhe e të vështirë në jetë, sjell shkrime, fakte,dokumenta e fotografi që nuk kanë harresë. Rizgjimi i së kaluarës, pasqyrimi i së sotmes, përgjegjësia për të ardhmen, janë vlera të mëdha lëvizjeje në jetën e Prespës sonë, janë imazhe bukurie e copëza jete plot histori. Cdo brez ka shtëpinë, fisin,familjen, ka “shpirtin e padukshëm” të ndjenjës për të qënë krenar për vendlindjen ku jeton e punon. Mua më ngacmon kjo ndjesi dhe iu futa përpjekjeve për të shkruar këtë libër monografik për Prespën,vendlindjen e artë të bukurisë dhe dashurisë. U mundova të sistemoj përshkrimet historike sipas një rendi kronologjik dhe të sjell vlerat e reja integruese me bukuritë e peizazhit të natyrës e të liqenit. Se PRESPA është madhështore dhe e mrekullueshme në radhë të parë me natyrën dhe liqenin, që janë “paqe–dritë” në shpirtë. Se PRESPA është e lavdishme dhe historike me njerëzit e saj që kanë bërë emër në zhvillimin kulturor e arsimor të Zonës. Se Prespa është një “xhevahir i rrallë në Ballkan” me resurset e mëdha të biodiversitetit dhe sistemit ekologjik, më të mahnitshit për nga interesi rajonal dhe vlerat e jetesës së shëndetshme.

Të shkruash për Prespën është një dashuri e rrallë !…Kështu je pjesë e historisë së saj, e zhvillimeve intelektuale  dhe e përfshirjes aktive në revolucionin demokratik të integrimit të ri të komuniteteve në mijëvjecarin e ri. Shembulli më tipik i kësaj “avangarde artistike e kulturore” është shkrimtari STERJO  SPASSE, që në një jetë krijuese prej më se 60 vjet, u bë zëri dhe ndjenja e Prespës në të gjitha drejtimet.Në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, ai i dha një emër përparimtar Zonës së Prespës në tërë regjionin e Korçës dhe të gjithë Shqipërisë. E bëri të famshmesi një Zonë integruese në vlerat kombëtare, në historinë e kulturës së Shqipërisë dhe të krejt Ballkanit. Veprat e tij letrare : “PSE?!”,Ata nuk ishin vetëm”, “Buzë liqenit”, “Afërdita përsëri në fshat” etj  janë vetë historia e zhvillimit të Prespës në analet religjoze të dekadave e shekujve, përmes një lufte të pandërprerë me injorancën, analfabetizmin, sundimin e bejlerëve e agallarëve, jetën e varfër dhe të mundimshme.  Edhe personazhet e tij janë emra të buzëliqenit si Gjon Zaveri, mësuese Afërdita e fshatit etj. Dhe përkëdhelia e bukur e shkrimtarit për vendlindjen ishte “e vogla Prespë” apo “Zvicera e vogël e liqenit”, që të joshin me shprehjen e vecantë dhe fuqinë e toponimit mbresëlënës.

Ne të gjithë bashkë, le ta kthejmë PRESPËN tonë në një emër nderi e krenarie për tërë Shqipërinë dhe Evropën !…Se kështu ajo do të jetë më dinjitoze në hartën turistike të vendeve në zhvillim.                                                                    

Si në një “kështjellë” ngjarjesh e legjendash buzë brigjeve të liqenit, në ujërat e kaltërta të Prespës, udhëton kohrave një  histori e madhe mijëvjeçare. Formimi  i  liqenit, mesjeta e hershme, koha bizantine, Luftrat ballkanike (Lufta e I- II –të  Botërore)  e deri  te  Lufta Nacional- çlirimtare e vendit (1942–1944 ), arkeologjia e liqenit, afresket mistike plot ngjyra  hyjnore etj kanë sjell gjithmonë mjegullën e ndjesive të paharruara në kalendarin e kohrave, kanë “thyer” hijen e harresës, duke “skalitur” mozaikët e vjetër dhe afreske  shumëngjyrëshe në memorje si historitë e Ana Komnena në Konstadinopojë plot imazhe nga thellësitë e liqenit…

Në kontekstin Ballkanik, bashkë me historitë e kulturën e popujve të tjerë fqinjë, historia e Prespës është e mbushur me lavdi fenomenale, me ngjyra dashurie lirike tepër të veçanta, me nota trishtimi me këngët në vaje vdekjesh, me legjenda të vjetra që kanë aq shumë njohje e pështjellim ndjenjash…Nuk është e rastit të tregohet si lindi emri i Prespës, nuk është fare çudi përshkrimi “Vajza e liqenit”, nuk është trillim Shën Maria e afreskeve monumentale të Maligradit, nuk është harresë peisazhi  plot emra e toponime e fshatrave në vijën e thyer të bregut të liqenit të Prespës… Të gjitha bashkë, nën një grotesk  historik e arkeologjik, formojnë një “nyje” të pandërprerë ngjarjesh, ndodhish, përjetime  e dashuri  hyjnore…

Mes atij qilimi  blu, jashtëzakonisht i madh të liqenit, pamja e Prespës e rrethuar me male të larta, merr përthyerjen më të madhe në horizont ku ngjyrat bëhen të plumbtë…Nga mugëtira e kohrave vijnë ende nëpër brigje trallisje e bukuri, që veç pasqyrimi i hënës mbi valët e tregon “tronditjen” e veçantë të shpirtit. Histori të çuditshme e mistike, legjenda e mite prejhistorike sikur “gjëmojnë” nga thellësia e liqenit e sjellin pranë një trashëgimi unikale të kulturës njerëzore në Ballkan me varret e hidhura që zbrazën ëndërrat, me luftën e mallkuar që ka ndaluar frymëmarrjen e Botës, me dashuri të mbetura përgjysëm me fjalët e një kasandre, me përrenjtë e fuqishëm që mbytën krejt një qytet të madh e u krijua liqeni i madh i cili u quajt Prespë…Nuk ka gjuhë më të bukur hyjnore se sa kurmi mistik i Marinës që magjeps liqenin. Këtu dashuria fle nën alga dhe gojëdhënat pshërëtijnë të vaditura nga vesa pranverore. Këtu bukuria gjithmonë kërkon të të josh duke thyer heshtjen e legjendave mijëvjeçare si në fillimet  e një ëndrre. Në këto vise shkëmbore buzë liqenit Aleksandri i Madh dehu ushtrinë me gotat e verës derdhur brigjeve…

                Pamje  e  oborrit  te  shtepise  qe  zien  nga  gezimi  i  dasmes…

     Shkrimtarët Zyhdi Morava, Milianov Kallupi e Xhelal Tosku në  Zaroshkë, Prespë… Korrik 2006