Prroskat…Gezim Llojdia

Gezim Llojdia

1.
U thanë përroskat, dhe u thye çdo shpresë
i mbuloi llomija mes mjegullës mbi tokë,
shelgjet kullonin me lotët në mëngjes,
mëkate të pashlyera te prag i vjetër sot.
2.
Kujtimet mbetën peng te guri i bardhë,
ku uji dikur fliste me zërin e tij të pastër,
tani heshtja mbi tokë shtrin hijen e rëndë e të zbehtë,
dhe koha ecën ngadalë, si plagë që s’mbyllet në vatër.
3.
Në degët e zhveshura po digjet një shpresë e verbër,
një thirrje e ngjirur që tretet në erë dhe në errësirë.
Dhe nata vjen e shpejtë, pa yje e pa dritë,
për të fshehur fytyrën e asaj që u thye përditë.