

G. Llojdia
Viti 2026 përfshin në Kalendarin e Festave Zyrtare rreth 14 ditë pushimi. Ajo që bie më shumë në sy është fakti se afërsisht 50% e këtyre festave janë festa me karakter fetar. Kjo përqindje e lartë ngre pikëpyetje mbi rolin e shtetit laik dhe mbi barazinë mes qytetarëve që i përkasin besimeve të ndryshme.
Ndër festat zyrtare me përmbajtje fetare përfshihen:
• 14 Mars: Dita e Verës (festë me origjinë pagane),
• 20 Mars: Fundi i Ramazanit (Fitër Bajram),
• 22 Mars: Dita e Nevruzit,
• 5 Prill: E Diela e Pashkëve Katolike,
• 12 Prill: E Diela e Pashkëve Ortodokse (pushim shtesë),
• 27 Maj: Dita e Kurban Bajramit,
• 5 Shtator: Dita e Shenjtërimit të Shën Terezës,
• 25 Dhjetor: Krishtlindjet.
Shqipëria është një shtet laik, ku Kushtetuta garanton ndarjen e fesë nga shteti. Për këtë arsye, përfshirja e një numri kaq të madh festash fetare në kalendarin zyrtar mund të shihet si një ndërhyrje e fesë në jetën publike dhe institucionale. Si përfundim, festat zyrtare duhet të jenë kryesisht kombëtare, historike ose kulturore, që bashkojnë të gjithë qytetarët pa dallim besimi. Festat fetare mund të respektohen dhe festohen në mënyrë individuale, por pa qenë pjesë e kalendarit zyrtar shtetëror.
2.
Pyetja kryesore që shtrohet është: a duhet të festohen festat fetare në një shoqëri moderne?
Ja disa sqarime që lidhen me atë pyetje.
-Rendi i vjetër botëror i mbyllur në 22 dhjetor 2012 u qeverisë nga profetët .
-Rendi i ri botëror do të qeveriset direkt nga Zoti.
-Një rend botëror galaktik zgjat 3600 vjet.
-Kur ndërrohet rendi botëror energjia ripërtërihet dhe kalon në kanale të reja komunikimi.
-Gjithcka është energji dhe gjithcka është në lëvizje.
Pas këtyre e ka më vend për fet e vjetra.
Sipas disa mediumeve, me fillimin e një rendi të ri botëror rreth datës 23 dhjetor 2012, galaksia jonë u përfshi nga një ndryshim i madh energjetik, i cili mban të lidhur të gjithë strukturën e yllësive brenda saj. Ky ndryshim nuk konsiderohet i rastësishëm, por i iniciuar nga Zoti. Në këtë këndvështrim, një rend botëror përfundoi më 22 dhjetor 2012 dhe bota jonë, së bashku me gjithë galaksinë, hyri nën ndikimin e një energjie të ripërtërirë.
Kjo energji e re, sipas këtij interpretimi, do ta çojë galaksinë tonë rreth 3600 vjet larg rendit të vjetër botëror. Me mbylljen e këtij rendi të vjetër, e gjithë struktura energjitike e universit riniset drejt një faze të re, e cila paralajmëron zhvillime të ndryshme dhe të kundërta nga ato të mëparshmet.
Rendi i vjetër botëror, sipas besimeve fetare, u udhëhoq nga profetët. Ata ishin zëri i Zotit në tokë dhe vepronin si ndërmjetës mes njerëzimit dhe energjisë hyjnore. Për më shumë se 2000 vjet, ky rend u qeveris përmes feve monoteiste, ndërsa periudha e mbetur që plotëson 3600 vjet ishte gjithashtu e lidhur me udhëheqjen profetike.
Në këtë kuadër, profetëve iu dhanë në ndihmë dy libra qiellorë, Bibla dhe Kurani, të cilët shërbyen si udhëzues për qeverisjen shpirtërore të njerëzimit.Megjithatë, sipas këtij këndvështrimi, roli i profetëve nuk ishte vetëm fetar, por edhe energjetik: ata përballeshin me energjinë negative dhe ishin ruajtësit kryesorë të ekuilibrit energjetik të Tokës.
3.
Pas largimit nga jeta të profetëve, rolin e tyre e morën shenjtorët dhe pasuesit. Në këtë mënyrë, jeta shpirtërore në Tokë vijoi për rreth 15 shekuj pas profetit të fundit. Megjithatë, jeta në Tokë dhe në gjithë universin vazhdon të ecë sipas rendit botëror të caktuar nga Zoti.
Në këto kushte, rendi i vjetër botëror përfundoi më 22 dhjetor 2012. Shumë njerëz e kujtojnë këtë datë si momentin kur u përfol gjerësisht për “fundin e botës”.
U përmendën kalendari maja dhe parashikimet e qytetërimeve të lashta, si sumerët, të cilët thuhej se kishin paralajmëruar këtë periudhë. Megjithatë, kjo datë nuk shënoi fundin e botës, por fillimin e një rendi të ri botëror.
Ky rend i ri botëror kërkon, para së gjithash, ruajtjen e strukturave energjetike në të gjithë galaksinë tonë.
Kjo ngre pyetjen: kush mund ta kryejë këtë rol, përveç Zotit?
Sipas këtij këndvështrimi, jeta nuk do të vazhdojë vetëm në planetin Tokë, por edhe në planetë të tjerë brenda galaksisë sonë që kanë jetë, si dhe në të gjitha strukturat kozmike, si yjet dhe planetët, të cilat arrijnë në rreth 3.2 trilion njësi.
Këto struktura nuk ekzistojnë rastësisht dhe nuk mbahen “pezull” nga imagjinata, por nga energjia hyjnore e Zotit, e cila siguron vazhdimësinë dhe ekuilibrin e gjithësisë.
4.
Pas datës 22 dhjetor 2012, për rreth 12 vjet, u inicua një periudhë tranzicioni në galaksinë tonë. Kjo periudhë nënkupton se, gjatë këtyre 12 viteve radhazi, UFO-t u vendosën si përcjellës energjie në çdo cep të galaksisë, me qëllim ruajtjen e strukturave energjetike për edhe 3600 vjet të tjera.
Natyrshëm lind pyetja: çfarë ndodhi me strukturat e vjetra energjetike?Sipas këtij këndvështrimi, ato u varrosën në Tokë.
Sot, sipas shumë dëshmive, mund të shihen anije kozmike të quajtura “alienë”, të cilat gjenden nën tokë, në dete apo oqeane, por pa asnjë funksion aktiv.Në këto kushte, rendi i ri botëror nuk mund të qeverisej më nga profetët, të cilët nuk jetojnë prej më shumë se 2000 vitesh, as nga librat e shenjtë që u përdorën gjatë rendit të vjetër botëror.Energjia që mban jetën kërkon struktura aktive dhe funksionale, jo koncepte apo interpretime të trashëguara nga banorët e Tokës.
Lind pyetja tjetër: kush e mori rolin e profetëve në mungesë të tyre? Fillimisht, ky rol u pasua nga shenjtorët dhe më pas nga UFO-t, të cilët vepruan si ndërmjetës energjetikë.Për këtë arsye, në rendin e ri botëror, ajo që më parë quhej “fe” tani konsiderohet si “fe e vjetër”.
Këto fe nuk kanë më asnjë rol në qeverisjen energjetike të galaksisë sonë. Profetët ishin figura të nderuara në rendin e vjetër botëror, por në rendin e ri do të ekzistojnë struktura të tjera që do të zënë vendin e tyre dhe do të shërbejnë si liderë shpirtërorë të zonave të ndryshme.
Ky rend i ri botëror do të organizohet sipas zonave ose rajoneve të veçanta, si për shembull rajoni i Mesdheut, secili me strukturën e vet shpirtërore dhe energjetike.
5.
Duke marrë parasysh gjithë këtë zhvillim, lind pyetja përfundimtare: a duhet të ekzistojnë ende festat fetare?
Nëse fetë konsiderohen tashmë si “fe të vjetra” dhe rendi i ri botëror nuk i njeh më ato, atëherë festimi i tyre humbet kuptimin e vet në një kalendar zyrtar.Jo sepse këto fe nuk kanë kryer rolin e tyre siç duhet, por sepse energjia që i lidhte është ripërtërirë dhe tani kalon në linja të tjera, duke ndaluar në “stacione” të ndryshme nga ato të rendit të vjetër botëror.Në këtë realitet të ri, lidhja me Zotin nuk kërkon më domosdoshmërisht institucione apo vende të shenjta, pasi lutja dëgjohet në çdo kohë dhe në çdo vend.Megjithatë, sipas këtij këndvështrimi, “çelësat” e lutjes së re i mbajnë liderët shpirtërorë.
Kjo sjell një pyetje tjetër: ku janë këta liderë shpirtërorë?Përgjigjja është se çdo gjë ka kohën e vet për t’u shfaqur dhe për t’u kuptuar.
Mjafton të ngremë sytë drejt qiellit për të vëzhguar shenjat që na rrethojnë, për të lexuar yllësitë dhe për të analizuar ngjarjet kozmike.Si shembull, në vetëm gjashtë muaj, Toka u vizitua nga rreth 8 kometa, ndër të cilat më e përfolura ishte 3I/ATLAS.
Këto fenomene shihen si shenja të ndryshimeve të mëdha që po ndodhin në rendin e ri botëror.
Duke ecur arritem ne fund pra duhet te themi: festat fetare i përkasin një rendi të vjetër botëror dhe një faze të kaluar të zhvillimit shpirtëror të njerëzimit. Në kushtet e rendit të ri botëror, ku energjia është ripërtërirë dhe funksionon sipas strukturave të reja, këto festa nuk përfaqësojnë më një nevojë kolektive apo institucionale. Për këtë arsye, kalendari zyrtar duhet të përqendrohet në festa kombëtare dhe shoqërore që bashkojnë të gjithë qytetarët e një republike.