Pyeteni…
Pyeteni një grua,
A keni guxim?
Pyeteni çfarë peripecish,
Ajo kalon…
Pyeteni çfarë atë e mundon?
Jo, askush s’e bën.
Pyeteni çfarë ndjen,
Kur dikush në kallo e shkel,
Pyeteni…
Kur dhimbja e kaplon të tërën,
Kur gjithçka i mblidhet në fyt,
Kur do të përballet me sfidat
E jetës…
Kur forca ndonjëherë i shterron,
Nuk ka njeri ta dojë,
Një grua me mërzitjen e saj,
Me brengën e saj,
Nuk e pyesni njëherë të vetme:
A je mirë?…
A thua kjo qenie e brishtë
Nuk ka shpirt?
Po, nënë e ka bërë dhe këtë grua.
A do të vuajë akoma?
A do të vlerësohet kjo qenie
E brishtë me emrin „Grua“?…
Se një jetë kini për ta kërkuar,
Dhe nuk do ta gjeni.
Pyeteni njëherë një grua,
Kur i pritet energjia,
Kur i pritet uji i pijshëm,
Pyeteni, pyeteni,
A ka mundësi t’i paguajë?
Pyeteni se si mund t’i bëjë ballë
Një jete të vështirë, plot vuajtje.
Pyeteni, a fle gjumë?
Kur çdo gjë merr rrokullimën
Dhe duhet të gjejë forcë
Që të ringrihet.
Pyeteni dhe më thoni,
A e kuptuat vallë?
Që shpirti mund t’i dalë
Nga çasti në çast.
Pyeteni,
Se ajo kërkon mbështetje
Dhe të ëmblën fjalë,
Sa për mijëra fjalë.
Pyeteni, a keni guxim?
Mimoza Lazaj
