Namik Selmani

Motiv dashurie çame
Qaj e qesh qershi e kuqe,
Bëma buzën si burbuqe
Luaj lojën dredharake
Si një dhelpër dhelpërake.
Shemba shkëmbin e marrisë
Futmë, moj brenda magjisë!
Kur të hap ngadalë qepalla
Të më marrë për dore vallja.
.
Të vallzoj me trëndafilë
Në lëndinë të dashurisë
Të jem bujk i papërtuar
Të mbjell ëndrra papushuar.
Qaj e qesh qershi e kuqe.
Bëmë krushk të parë mes krushqve!
Me ca si si drapër hëne
Prit urime, dete kënge.
Qaj e qesh , qershi e kuqe
Bëma fjalën si burbuqe.
Luaj lojën foshnjërake,
Si një shqerrkë pranverake.
Shemba shkëmbin e marries.
Futmë, moj brenda magjisë!
Kur të hap ngadalë qepalla
Të më marrë për dore vallja.
Qaj e qesh qershi e malit
E më sill ehon e mallit
Sillmë zjarrin nga oxhaqe
Ndizmë në gjokse këngë dasme.
Me një vello kaltërsie
Sillmë këngë dashurie.
Sillmë lule marrë nga pragje
Trëndafilë e manushaqe.