Qiell pa hënë-Marigona Zekaj

Marigona Zekaj

Qiell pa hënë

Drita jote, bardhësi për mua,
largësia veç më shumë më shtyn të të dua.

Më mungon ka net që
s’të kam parë, s’e kam ndier dritën tënde,
as dy fjalë s’i kemi ndarë

Mos vallë je hidhëruar me mua?
Ti e di edhe kur s’flasim bashkë,
unë prapë të dua.