Refleksion i një të burgosuri politik- Agron Mema

REFLEKSION I NJË TË BURGOSURI POLITIK

Ditëngrysur sa shurdhon veshët e tij,
Ndoshta i duket vetja i dështuar,
S’e ka të lehtë përshëndetjen e vetes në sy,
Ndonjëherë mohon veten në realitetin e trishtuar.

I gërryente shpirtin pyetja nga qielli përditë,
Pyeste veten për realizueshmërinë e saj,
Me britma qenies së tij duke qortuar atë dhe yjtë,
Në humbjen e vetvetes nëpër labirinthet e jetës…djajtë.

Nën dritën qiellore zhvarros kujtimet e tij,
Ai nuk harron e t’a zërë gjumi në to,
Ose të zgjohet në tronditjet dhe zhgënjimet…shkëndijë.

Kush është i gatshëm të dëgjojë jehonën e tyre ngado?!
…zërin tënd kur je duke bërtitur nga një gropë e thellë,
Ulur vetëm në fund të atij pusi duke mos iu përgjigjur askush,
Arrin oshëtima e britmës deri në asgjësi…tyrjelë…

Është tepër e vështirë të qëndisë njeriu këtë pluhur të rrallë…prush.
Por ai beson se historia është dëshmitare,
Ajo nuk mëshiron ata që e tepërojnë, nuk fal gënjeshtarët,
Është ai që j’u ndalua ecja e kohës pa e pyetur fare,
Në momentet e tmerrshme të heshtjes…flisnin mëkatarët.

I ngulte sytë ëndërrimtarë në horizont.
( e çfarë horizonti përmban i ngrati pus?!)
…nga qielli erdhi një pamje e gjerë e plotë dritë
Dhe depërtoi në murin idiot…brenda u fut.

Në atë pusë janë shumë thesare të gropuara,
Kujtimet janë një plumb i humbur, të vrasin ty,
Po ti s’je i gatshëm të humbasësh shumë gjak…të shkuara,
Ndaj e rrethon në dyshekun e nostalgjisë…vetmi…

E nuk ndodh asgjë përpos një zhurme,
E cila të kalon afër veshit dhe zbukuron dëgjimin e lajmeve,
Ato që shpien në iluzion se është diçka e fshehtë…zë turme,
Dhe nuk është aspak e vërtetë,..paçka maja alpeve.

Vetmuar…në mes ndarjes së kohërave,
Njeriu merr frymëmarrjen e tij,
Një ditë të bëhet dëshmitarë i monstrave,
Dhe të dëgjojë ritmin e jetës në ditët që do vijnë.

Agron MEMA
Sarandë; 11–01–2026