Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Roma-Dalinë Arifi

Roma-Dalinë Arifi

Dalinë Arifi

Roma

Do të ecim rrugëve të Romës të dy, një ditë,

Dorë për dorë, të dashuruar deri në frymën e fundit.

Unë do të jem e dashura jote — ajo që ke ëndërruar çdo herë,

Ti do të jesh i dashuri im, ai që e kam përjetësuar si personazh të poezive të mia.

Sa bukur, sa hijeshi ka Roma me ne të dy!

Përballë një qyteti pafund, mes rrugësh, dy të dashuruar në piedestal.

Dashuri, mall, lot, lot gëzimi, dhe një jetë e jetuar nga fillimi.

Unë, ti dhe dashuria e përbërë me ëndrrat e së ardhmes.

Roma, ky qytet i vjetër, me dy të rinj të dashuruar.

Dalinë Arifi