Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Rrethuar nga bukuritë-Nga Godo Mehmetaj

Rrethuar nga bukuritë-Nga Godo Mehmetaj

Dyzet vite kanë kaluar
kur erdha për herë të parë,
gjezdisja brigjet e tua,
moj e bukura Himarë.

Shkëmbinjve buzë detit,
me shërbim isha ushtar,
edhe pse kanë shkuar vite,
kujtoj vendet ku jam larë.

Të kisha përditë në sy,
moj e bukura si drita,
i thoshin me këngë të gjitha:
Jani Duka e Nasho Gjika.

Nga Palermo e Potami
e bëja për natë me këmbë,
në vrojtim e vijë zjarri,
topat me predha ndër dhëmbë.

Më kujtohen sikur sot,
edhe pse shkoja çdo vit,
moj Himarë me det e mal,
rrethuar nga bukuritë.

Nga Godo Mehmetaj