Faslli Canaj

RROKULLISJA
I dhanë të shtymën gurit
Atje ku gjendej, në majë të malit.
Nis rrokullisjen nga atje lart ku gjendej ai
Qafën thyen tatëpjetës dhe dot nuk ndalet.
Atje ku gjendej, në majë të malit.
Nis rrokullisjen nga atje lart ku gjendej ai
Qafën thyen tatëpjetës dhe dot nuk ndalet.
Për ta ndalur, vrapuan ca, të tijtë,
Shpateve i venë përpara ca pengesa,
Po, dot, nuk mundin ta përtojnë,
Se gardhin e patën thurur me purteka.
Bën pak më poshtë, ata,
E, për ta ndalur, një mur me gur ngritën
Po nuk ndali as rrokullisja, as rrëshqitja
Se muri ngjau sikur ish ngritur me guriçka.
Vazhdon e vazhdon ai të tijën rrokullisje
Pengesat, sido si, ngritur me muri beton të jenë
S’e ndalin dot për asnjë çast vithisjen
Vjen ajo ditë, ku, në fund të greminës, veten gjen
Pengesat, sido si, ngritur me muri beton të jenë
S’e ndalin dot për asnjë çast vithisjen
Vjen ajo ditë, ku, në fund të greminës, veten gjen