Migel Flor

Rrotullim…
Nga gjendje
në qenie
më kthen ti.
Më rrotullon
dhe rrotullohem edhe unë,
si toka rreth diellit
apo ti….
si dielli rreth tokës sime?
Marramendemi të dy
në një qiell
pa qendër…
Në orbitat e njëri-tjetrit
duart tona…
dy degë të verbra,
kapin ajrin
e frymës qê ndêrruam dje…
Mbajmë njëri-tjetrin
me mish e dhëmbë
që të mos biem
nga qielli ynë….
Dashuria
nuk na kërkon tokën qê shkelëm
por humbjen e njërit
në orbitën e tjetrit….