
Sa kushton nji grimcë shpirtit Zotni?!
nëpër rrugët e jetës ma vranë e e lashë,
nuk kam lek ta paguej,thjesht përulem para jush,
botë e ashpër nig’joje ,bërtet jasht.
A keni pak zemër ,mundeni me m’thanë si me dasht?!
kur tesh at pak q’i m’ka mbet e ndiej t’mjerueme?!
Zotni : sa vlen nji zemër e pastër ?!
e sa jet mundet me pasë n’kët botë t’mprapsht e t’helmueme?!
Kërkoj pak dritë ….
m’kan qërrue sytë,
Zotni ,për ku t’çon kjo rrugë a mundeni me m’thanë ?!
m’kallzoni naj shteg ku ka ma pak dhimë,
se sod njerëzit t’vrasin e t’shkelin me kambë.
Sa kushton jeta ?!
sa kushton vepra ?!
sa kushton nderi e morali ?!
sa kushton trupi ,dhima e varri ?!
Zotni , lene do lek t’zhybrosun i gjeta përtokë,
mi hodhi nji dorë n’mëshirë kaq e ftohtë,
u largue pa m’pyetë kush jam prej kah vij,
Ju e njihni kët botë ,a e keni frigë Zotni ?!
Pak shpirt m’ka mbet ma vranë ,rrugës e lashë,
kur shpinën ma sollën e fjeta përjasht,
nuk kam ma as zemër edhe at borxh ma vodhën,
kur mbi mue turpin e mjerimin e hodhën.
S’kam ma dinjitet ,sytë nuk shohin ,çka me pa a m’thoni?!
Zotniiiiii….bota jasht t’vret ,
kjo asht rruga , m’kallxoni ?!
Lene Zotni ,mirë u pafshim n’vend t’jetër,
po ndjeku kët rrugë ,dikur t’bame e t’vjetër ,
me pak shpirt nëpër dhamb e me zemër at pak,
n’nji botë ku njerëzit t’kërkojnë jet e gjak,
ku duhet me u m’pshtetë veç n’supet e tuej,
mirë u gjetshim Zotni n’nji botë jo ma t’huej.
Se m’njihni ,se ju njoh ….?!
Zotni , si kam me e ditëë….?!
( due veç me m’pyetë , Sa kushton ky shpirt )?!