S’bën ky mallkim mbi tokë të bekueme-Gashi Radisheva

S’bën ky mallkim mbi tokë të bekueme
 
Kush e pikasi të parën herë
e nuk di në ktë farë të dalun fare,
kush lidhi shpresë.
Këtë të nemun të pjellës së keqe
prej tokës së nemun
a dalë prej detit pa fije mendje
kush e pa i pari
ashtu të cullaktë e krejt të xhveshun
të egër krejt të një lloji tjetër,
se as bisht nuk pat
me i mbulue aletet e as një gjethe.

 

Askush s’e njohu deri atëherë
kur iu dha një fron e një tryezë
e do taka të larta me shkelë mbi njerëz
e do bojna fasadash
që na bënë me ra prej shiut në breshër.
 
U bënë shumë vjet që po na rrahitë
kjo mostër e dreqit më të pabesë
mbi tokë të bekueme si një mallkim
e s’bën ky ndëshkim,nuk është i qiellit.