| Rubjana Nika |
Sfidë
Kur bota për ty
“ka shkuar për dreq”
se fati i prapë të troket në derë,
mendo ,o njeri
që ka dhe më keq,
për çfarë ke akoma
ji mirënjohës
e Zotit dija për nderë.
Kur bota për ty
është kthyer përmbys
siç mendove,nuk të shkoi jeta,
falendero Zotin
për ç’ke akoma,
se kemi rënie, si dhe të përpjeta.
Atëherë kur toka të dridhet
nën këmbë,
e qielli duket
se do shembet mbi ty,
fuqinë merre po nga kjo tokë,
rrezikun,frikën shihi në sy.