G.Llojdia
1.
Kur u nisa për te ty!
Ishte,si vrapimi drejt pasionit.
Si çarja e shegëve nga shiu në vjeshtë.
Më tërhoqi fryma femërore.
Dhe ajo çfarë ndjejë.
Është e thjeshtë.
2.
E dua mërzitjen tënde.
Në dimër.
Në vjeshtë.
Marrëzitë e tua i dua.
Mjegullnajë nëpër male, në kreshtë.
Në shtëpinë e kohës, jam mysafirë.
Në tempullin e dashurisë,asket.
Pikojnë nga degët.
Shegët e çara në vjeshtë.
