Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
    Shenime udhetimi përtej oqeanëve-Dr. Selman Meziu

    Shenime udhetimi përtej oqeanëve-Dr. Selman Meziu

      Kemi lexuar shënime udhëtimi të shkrimtarëve e gazetarëve të shumtë.  Këto në një hark kohor prej ma shumë se gjysëm shekulli. Sejcili prej tyre ka veçoritë e veta, në mënyrën e përshkrimit. Sigurisht në ‘’gdhendjen,, e karakterve të protagonistëve dhe ‘’vizatimin,, sa më poetikisht e në imtësi të natyrës, qyteteve të ‘’gdhendura,, mbi gur, apo kullave me shashen e dritare të vockëla me ansoret gur të skalitur mjeshtërisht. Këto udhëtime ishin me rrezatim kohor të shkurtër, me histori të varfëra, me keraktere ujë shumta.

        Dhe ja tani kemi prurje të reja me shënime udhëtimi përtej oqeaneve nga  një dibran i zgjuar, shkrimtar e poet, që rrëfen qetësisht udhëtimin e tij duke vënë në qendër të përshkrimeve një shkrimtar tjetër, shoke e miq që në rininë e hershme.  Dhe ja, sa me kujdes, e vërtetësi ka mundur shkrimtari Ahmet Prençi të na jap karakteristikat  thelbësore të disa qyteteve të SHBA që ai i vizitoi vite të shkuara:  

‘’Në Dakota u frymëzova nga gurët, që ruajn kujtesën e një kombi. Në Arizona ndala frymarrjen para madhështisë së kanioneve. Në Nevada humba në dritat që duken të pavërteta. Ne Teksas  ndjeva gjurmët e historisë. Dhe në Kaliforni  e pashë jetën si një film që nuk doja të mbaronte.,, (f. 6)

     Shkrimtari Prençi herë pas here kthehet prapa duke i thirrur kujtesës për të na dhënë ngjyrimet e kohës dhe lëvizjet e tija përtej oqeneve. Dhe ja se si i kujton ato kohë me plotë përkujdesje e mall që mbeten ende në kujtesë. Ai shkruan: ‘’Herët e tjera në Amerikë kisha qëndruar me ditë të tëra në takimet e punës në Uashington, Nju-Jork, Miçigan, Denver, Çikago, Nju-Orlins.,, (f.17)  Fletë pas flete ndihesh më i vëmendshëm, më kureshtar, më emocionues. Tani ja një falenderim në udhëtimin e parë si poet: ‘’Ruaja në kujtes disa poezi, të parat, të cilat i kisha botuar kur isha në fshat.  I kisha nisur me postë dhe u botuan aso kohe te gazeta ‘’Ushtim e Maleve.,, Ishte dhe një shënim i redaktorit Kamber Faruku që nuk do e harroj kurrë.,, (f.11) E më pas me ‘’penelin,, e fjalës së shkruar portretizon shkrimtarin Shefqet Meko, mirësinë, bujarinë, zemërgjërsinë e tij që kur Ahmeti ishte student e deri tani si i syrgjinosur në Minesota.  Libërshkruesi vazhdon të ndalet te djemtë e tij, shkolluar në Amerikën e largët. Dhe ja po shkëputim pak rrjeshta: ‘’I madhi Arbëri kishte banesën e tij dhe punonte për kompaninë BMW dhe i vogli Joni…. me prirje e pasione të spikatura për të pikturuar  dhe për të shkruar ese filozofike… (f. 24) Jo vetëm emrat që ‘’flasin,, shqip, por edhe prirjet individuale sjellja, edukata dhe kultura e marrë janë një shartim shëndetmirë dhe plotë mbarësi, në punë, familje, shoqëri.

        Të papriturat e këtij udhëtimi shëtitës, si vizitor, jo vetëm që nuk kanë fund, por, të mbushin me krenari, t’a shtynë penën për t’a ngjyer në prushin e zgjuarsisë shqiptare e kësaj rradhe të Dibranëve. Ne po shkëputim disa rrjeshta, vetëm për të shtuar kureshtjen, për të nxitur deshirën që libri i shkruar me finesë, pasion e dashuri njerëzore nga shkrimtari Prençi  duhet të jetë në bibliotekat tona, për t’a lexuar, rilexuar, mësuar e kujtuar me mall të kaluarën e shijuar të sotmen. Lexojm:‘’Agimi jepte leksione në universitet, në Dallas dhe ishte i njohur me ish gazetarin (Sh. Meko) e Radio-Tiranës….ku Agim Kukeli kishte dhënë disa intervista si ish specialist në Ministrinë e Bujqësisë në Tiranë.,,(f.75) Dhe ja vjen një moment i kandshëm, emocionues, zbulues vlerash e prirjesh dhe ne Dallas, pinë sëbashku kafen të gëzuar. Sigurisht duke ndezur prushin e kujtimeve gjer në Tiranë, Diber të poshtme, Pogradec etj.

      Gjithëçka në mjediset e gjelbërta, në parqet, grykat e shpatet e lumenjve, përroskat që ushqejn ato duke krijuar kështu peisazhe mahnitëse,  pyjesh, rudinash, shkëmbinjësh, male, kodrina. Me gjithe këto ansamble do të gjenden fije lidhëse  me Shqipërinë.  Të  veshura këto me personazhet, i japin jetë e freski librit shënime udhetimi te shkrimtarit Ahmet Prençi. Dhe ja, po japim vetëm disa pjesëza:‘’Një gjelbërim mahnitës në çdo anë që të shikoje…këtu shijonte e kujtonte Drilonin e Pogradecit.,, (f.28)   Dhe me tej :‘’Në malet  e tjerë përreth dalloheshin gurë e shkrepa të tillë, por të jepnin ndjesinë e maleve të zakonshme që me shumicë i kisha parë në Shqipëri.,, (f. 37)

     Nuk është rastësi që në faqet e ndryshme të librit do të gjendemi përpara presidentëve të SHBA në pamje të ndryshme, në vështrime të veçanta, por qe ‘’rrokullisen,, natyrshëm gjatë leximit. Dhe ja një përshkrim dinjitoz, vlerësues i një arkitekture peisazhi natyror me një vepër madhështore, skulpturë mbi shkamb:‘’Në atë shpat mali, në shkëmbin e shtrirë në faqen e tij deri në majë ishte gdhendur portreti i Xhorxh Uashingtonit, Tomas Xhefersonit, Teodor Rusveldit, dhe Abraham Linkolnit.,,(f.37)Le të shuajm deshirën e pashuar për të mësuar sa ma shumë për ato shekuj se si u rritën punuan, mbijetuan e u zgjodhën presidenta. Dhe ja njëri prej tyre: ‘’…në fshatin Linkoln, …Linkolni…harxhoi të 20-tat e jetës së tij, punonte si varkëtar, postier, roje, shitës, ushtar në luftën black bawk etj. Më 1837, Linkolni  iku nga Nju-Salemi dhe u vendos në Springfield, e më pas u zgjodh në detyrën e presidentit të SHBA-ve në Uashington.,, (f. 91)  Në mbyllje ja ana tjetër e medaljes të jetës së presidentëve:‘’Aty pranë (Las-Vegas) ngrihej edhe kulla ‘’Tramp,, e lartë dhe imponuese, nje simbol i një tjetre lloj ëndrre amerikane, asaj të pasurisë dhe pushtetit.,,(f. 57)

    Tani le të njihemi paksa me historinë e formimit të 52 shteteve të SHBA-as. Autori  na ka njohur me disa prej tyre, në një mënyrë mëvetëse dhe ushqyes kureshtje. Nuk na mbetet gjë tjeter veçse të lexojm: ‘’Historia e Senta Barbaras fillon gati 13 mijë vite më parë si popullim nga fiset autoktone. …më 1848 Senta Barbera u bë pjesë e Amerikës. Senta Barbera është një qytet që ‘’nuk të le të ikësh…,,(f. 117)

   Në mbyllje të këtij ‘’plugimi,, të cekët të librit‘’Horizonti i ëndrrës amrikane,, Shënime udhëtimi, do të nxjerrim  në pamje se si rrespektohen,  cila është mënyra e sjelljes të një polici në kufirin Kanada- SHBA me shkrimtarin Ahmet Prençi. Dhe ja lexojm vetëm pak rrjeshta, për të zbuluar cilësitë njerëzore të mesipërme:‘’- Më falni për pritjen, – tha ai, – por është hera e parë që takoj një ish-drejtues të lartë policie dhe njëkohesisht një shkrimtar.,, (f. 141)  Sa për të shuar kureshtjen dhe për të shumuar njohjen e shkrimtarit A. Prençi po japim disa nga krijimtaria e tij letrare, më të arrirat, botuar edhe në disa gjuhe të huaja. Lexojm: “Udhë në pasqyrë,,  përmbledhje poezish. “Vice Versa,, ese dhe shkrime te ndryshme në  gazetari. “Artan Cuku, in memoriam.,, “Anja,, roman, viti 1920, ka fituar çmimin ‘’At Gjergj Fishta,, “Brenga e Prokurorit,, roman i fundit, i përkthyer në anglisht. “Në emër të gjakut,, vëllim me tregime dhe novela botuar në vitin 2025.

    Udhëtuam edhe ne duke njohur pjesërisht disa qytete të SHBA, heronjt e tij që e shoqëruan, që u treguan bujar e mikpritës, vështruam peisazhet mahnitëse  e gjurmëlënse të qyteteve, maleve, udhëve të shumta dhe u gëzuam, u lumturuam.  Kjo krejtësisht meritë e penës, e mjeshtërise të të shkruarit të shkrimtarit Ahmet Prençi që na i pasqyroi ato me nje stil të veçantë dhe plotë dritësim e poezi.