
Shpëtim
Shi i shoqëruar,
i shumëkërkuar,
që tokës i bëhesh shpëtim,
të dua dhe s’të dua,
por bëhu freski e shpirtit tim.
Bëhu njomësi
e shpirtrave tanë,
tharë para ndjenjave,
largoji “viruset”
nga mendjet tona,
na mbaj larg mendimeve mizore.
I dashur, i bezdisshëm,
vëror dhe dimëror,
më i butë mbi ne,
trupin e shpirtin,
rishtas përtërij,
shi që folenë e ke mbi re.
I qet, i rrëmbyer,
i ftohtë, i ngrohtë,
vetëm për tokën mos mendo,
shpirtrat njerëzorë,
të tharë nga ndjenjat,
njomi,si tokën që e do!