Shpëtona nga vampirët,SPAK!Vullnet Mato

 
 
Shpëtona nga vampirët,SPAK!
Janë shumë, nuk janë pak,
pushtet dhe opozitë,
damarët na thithin përditë…
 
 
Gjakpirës zyrash, partiakë,
trojeve tona poshtë e lartë,
në sofra na lanë bukën thatë,
fëmijët me anemi në shtat.

 

Na çuan të rinjtë refugjatë,
lotojnë nënat ditë e natë.
Vetmi pleqsh në bulevard,
pensionet, kothere e thatë.

 

Thithin gjakun në çdo prag,
të ngrenë vila rreth e qark,
çdo person, ka një veturë,
ne numërojmë kockat nën lëkurë.
 
Shpëtona nga vampirët, SPAK,
të marrim frymë, sado pak,
fut vampirët, në qeli me hekur,
përpara, se të kemi vdekur!.