Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Si e njoha unë Kujtim Gjonajn-Aleko Likaj

Si e njoha unë Kujtim Gjonajn-Aleko Likaj

Aleko Likaj

            Ishim njohur gati një gjysëm shekulli me parë, fund shtatëdhjetenjëshi…Kishim miq të përbashkët në Tiranë. Isha mesues i ri në fshatërat e Dumresë dhe në kryeqytet shkoja shpesh tek njerëzit e mij. Kujtimi kishte pasion kinemanë dhe sapo kish filluar punën në kinostudjo si skenarist. Fliste për filmat e huaj që vinin aty por që nuk e merrnin vizën për të dalë në publik. Ai e kishte mundësinë që ti ndiqte e ti studjonte për shkak të punës. Nga rrëfimi i tij më ka mbetur në kujtesë një melodramë franceze për një njeri që për dashurinë kishte humbur kujtesën…..Por ne nuk ngopeshim së dëgjuari…Pastaj disa vite më vonë u rritakuam në metalurgjik. Kish mbritur me një grup xhirimi për të realizuar një film dekumentar për ndertimin e gjigandit. Aty ndodhej edhe miku i tij Xhezair Dafa, një tjetër rregjizor i kinostudios që punonte edhe ai si stazhier, topograf. Më duket se kishte mbaruar shkollën e mesme për atë degë. Mbase dhe rivelonte vendet për hapje themelesh të reja të objekteve që prisnin të ngriheshin. Dhe si për koinçidencë të bukur, puntori dhe ndihmësi i tij ishte Fatos Kongoli, shkrimtari ynë i njohur edhe ai me stazh. Mbante zhelanin, një listelë e lyer krejt në të bardhe dhe e vijëzuar. Çift artistësh.

          Por Kujtimi ishte ngritur herët dhe kishte zënë se bashku me operatorin e tij një cep atje ku kthehej për në uzinën e ardhëshme të koksit. Përballë ishte ”Furrnalta” që po ngrihej. Një grumbull konstruksionesh me forma të çuditshme që ngjasonin më shumë me një hieroglife kineze. I interesonte lindja e diellit. Ndërsa ai çeli syrin larg në horizonte e po shfaqej me madhështinë e tij të lemshit të zjarte atje sikur të ngrihej mbi suprinën e një oqeani të qetë, operatori që kishte vënë kamerën në një  trekëmbësh në pozicion të ngritur teksa ai shfaqej me gjithë madhështin e vet. Unë dhe Xhezua e shoqëronim. Madje, stazhieri jepte edhe këshilla…

          – Je bërë vërtetë mjeshtër imazhi. E kërkon emocionin – tha njeriu i kinostudjos që punonte tashmë si topograf metalurgjie.

          Nuk morri përgjigje.

          Xhezairi u kthye nga unë në profil sikur këtë herë donte të më tregonte një sekret, por që nuk duhej ta dëgjonte tjetri që po punonte për filmin e vet, dhe me një zë të ulët pëshpëriti pranë meje.

          – Përpara se ta realizojë, Kujtimi e njeh mirë filmin brenda vetes së tij. – Tundi kokën e mblodhi pastaj buzët. – Mjerë operatorët që punojnë me të. Ata e dinë se ç’heqin…U a merr shpirtin. Ka kërkesa…Dhe mirë bën. Filmi përveç të tjerave është edhe art i figurës.

          Kujtimi Gjonaj numeronte deri në tridhjetë e pastaj i drejtohej operatorit

          – Jepi!

          Ai fiksonte në aparat veçse disa sekonda dhe priste senacën tjetër prej tridhjetë numërime. Ne dëgjonim mekanizmin e kamerës e ingranzhet që mblidhnin filmin sipër saj në kasetë

          – Eshte një metode për të dhënë të plotë lindjen e diellit në pak sekueca. Metaforë. Kujtua vdes për metaforën – më tregonte Xhezua që rrinte pas kujtimit, i cili ishte përqëndruar tek xhirimi i skenës.

          Pas tre a katër vitesh, ndofta edhe më shumë, erdhi Kujtimi në Metalurgjik për një vit si stazhier. U sitemua tek Uzina Nr. 12, ajo që quhej uzina e nikel-kobaltit. Gjeti një dhomë aty e nuk preferonte që të dilte në qytet. Më tregoi se po punonte për skenarin e filmit -”Këshilltarët” Në fakt po e rripunonte pas diskutimit atje në kinostudjo. Ishte planifikuar që të realizohej shpejt dhe rregjinë e kish marrë përsiper miku ynë Xhezair Dafa.. E kam lexuar dhe rrilexuar disa herë. Kujtimi punonte mbi një material të pabotuar të shkrimtarit Fatmir Gjata, por që e ndryshoi krejtësisht rrjedhën pa i qëndruar besnik romanit të ardhshëm, i cili kishte zënë vend në tavolinën e punës së tij i daktilografuar zbehtë, aty në një dhomë të vogël pranë drejtorisë së uzinës.. Në fundjavë dilte aty tek rrethrrotullimi i Baradeshit, në pritje për të gjetur ndonjë makinë për të shkuar pranë familjes në Tiranë, e që të kthehej pastaj të hënën në mëngjez.

          Ka qenë verë kur mbriti tek ne Xhezairi nga Tirana. Ishte përgatitur edhe skenari rregjizorial. U mblodhëm tek pallati i kulturës metalurgu, poshtë tek klubi në katin e parë, para hyrjes. Zumë një tavolinë në krahun e majtë dhe xhezua shpalosi projektin e roleve. Kishte fiksuar Murat Bënçën që do ta luante Kadri Roshi sepse ai e donte atë rol nga që ishte rritur në mallakastër dhe e njihte temperamentin e zonës. Por Murat Bënçën e kishte kërkuar edhe Demir Hyskja. Madje, kish këmbëngulur edhe ai, por xhezua i a kish thënë vendimin e tij. Ndaj i ishte propozuar roli i beut. Dy ditë më parë Demir Hyskja i a kishte mohuar në telefon që nga elbasani, ndonëse rregjizori e kishte pritur një javë për të marrë vendimin elbasanlliu i teatrit të qytetit. Kujtimi propozoi aktorin kavajas me mbiemrin Mehmeti. Qemalin. U bisedua për rolin e oficerit Gjerman që Kujtimi kish propozuar për Shpëtim Shmilin, edhe ky pjesë e trupës së teatrit të Elbasanit. U fol aty për rolet e tjera, Luftar Pajën, Adem Gjyzelin, Lazër Filipi….të cilët rregjistroheshin përkrah personazheve. Madje edhe për djalin e Margaritës, i cili do të kishte rolin e parë në kinematografi. Bëhej fjalë për.Ndriçim Xhepën që luan djalin që hidhet nga humnera e shpëton nga pushkatimi si pinjoll për të vazhduar jetën. Aty u fol edhe për detajin e helmetës gjermane që e merr rrjedha e ujit të cilën e kishte vënë vetë kujtimi në skenar duke kërkuar që mos i a hiqte atë detaj, se është dhe mbetet metaforë artistike e krejt filmit.

          Ndërsa dukej se ishin sistemuar personazhet kish mbetur pa gjetur vajza që do të luante nusen. Dy tre javë më parë kujtimi më kishte pyetur në se kishte cërriku vajza të bukura, sepse aty ishte zbuluar edhe Monda Bulku. Unë në fakt kisha propozuar dy a tre të tilla. Një recituese, Liljana Ymeri, që spikaste në skena e podiume, dhe dy vajza të tjera.. Ndërkohë që ata u ngritën dhe shkuan në teatër për të takuar Shpëtim Shmilin, unë u nisa për në Cërrik. Kontaktova që atë mbasdite me ato dhe grupin e pritëm të nesërmen pranë mesditës. Kish mbritur nga Tirana me makinën e kinostudjos edhe operatori i filmit të ardhshëm Bardhul Martinjani. U takuam në qendër të qytetit. Xhezua propozoi për vend ideal prove rrugën që të çon për në kantjer drejt uzines. E asfaltuar dhe me plepa të mëdhenje në dy anët. Në shesh xhirim ishin paraqitur vetëm dy vajza. Të tretën nuk e kishte lënë i vëllai.  Bardhuli i realizoi xhirimet me vajzat si dhe bëri disa fotografi artistike për ato. Pastaj u larguan. Prisnin vendimin e Shpëtimit që me sa duket një natë më parë duhej të kishte lexuar edhe skenarin.
          Dy javë më vonë më thote ime ëmë një mëngjez të djele.

          – Të kërkojnë në ballkon.

          Dola dhe ndesha portretin e Qemal Rapit, babai i Salsanos së portokallisë, një burrë i shtruar brun dhe fisnik, me një kapele stofi që nuk e hiqte asnjëherë nga koka në çdo stinë. Punonte agronom në Fermën e Cërrikut. Më thotë, se të bijës Luljetës i kish mbritur një telegram nga kinostudjua, që e njoftonin të paraqitej në mëngjezin e nesërm në xhirim po në atë institucion.

          – Por vajza ime nuk do të shkoj.

          Mu duk sikur pëshpëriti dhe fraza kish shumë ndroje. Vura buzën në gaz dhe i tregova pastaj se si Luli kishte bërë kinoprovën para ca ditësh dhe se përzgjedhja e saj me gëzonte. Do gëzonte edhe gjithë,qytetin…
          – Nuk është për atë punë ajo. Pastaj ka shkollën… – Heshti një çast dhe uli sytë poshtë. – A mundet që ti lajmërosh ata të filmit që të mos e presin nesër në mëngjez? – bëri kërkesën duke më parë këtë herë si i turpëruar drejt e në sy.

          – Cili është mendimi i Lulit – e pyeta me shpresën për të mesuar diçka më tepër.

          Isha i sigurtë që prindërit po bëheshin pengesë në këtë mes. Vajza e kishte me shumë qejf. Luljeta ishte një vajzë simpatike dhe binte në sy për ngjyrën e gjelbërt të tyre e flokët që derdheshin poshtë supeve, pa folur për trupin si të derdhur në një statujë të Fidias në greqinë e lashtë..

          – Natyrisht… ne prindërit vendosim. Po e di çke ti o djali i Zeqos, e mbyllim këtë muahabet. Nuk kemi qejf që ajo të vazhdojë rrugën e artit.. Ne kemi respekt për ju e familjen tuaj. Të lutem njoftoi. E bën dot? Lidhesh me ata?

          Aprovova ndërsa ai më ktheu kurrizin në heshtje dhe u ngjit me hapa të vogla e të ngadalta në trotuarin përballe.

          U ktheva dhe unë e pasi u vesha nxitova për në postën e qytetit. Kërkova që të lidhesha me Tiranën dhe dhashë telefonin e xhezos.

          – E pabesueshme – më tha rregjizori. – Por vajza e kishte me qejf. Ne e përzgjodhëm për portretin por edhe për shkak se fliste qetë. Kishte timbër. Gjykuam të gjithë se i shkonte ai rol . Telegramin i a ka nisur drejtoria. E prisnim nesër para kinostudjos. Kujtimi do ta merrte aty. I kemi marrë një javë leje me rastin e fillimit të xhirimeve. Fillojmë nga mesdita me skenën e dasmës që do te realizohet në një prej studjove tona. Eshtë edhe rekuizita por edhe aparatet janë gati për xhirim. Ndërkohë që ka mbritur e gjithë trupa e aktorëve.

          Unë përsëri po i rrisillja pjesë nga biseda me të atin, kur ai befas me pyeti.

          – Leko, sikur të nisem unë nga tirana tani për aty, a thua se do ti a ndryshojmë mendjen të atit, meqënëse ti po më thua se është burrë i urtë e fisnik? – Unë heshta një çast pa ditur se si mund që ti thoja. – Si e gjykon ti? A ka shpresë? Unë për dy orë e gjysëm jam aty. Vij me makinën e kinostudjos. Po i telefonoj drejtorisë që ta marr tani edhe pse sot është e djelë e ditë pushimi.

          – Nuk doja ta lëndoja më tej komshiun tim. Nuk doja ti thyeja krenarinë. E kuptoja për vendimin që kishin marrë në familje. – I a thashë xhezos – Po ajo vajza tjetër, Liljana me bishtaleca, recituesja – pyeta si për të zgjidhur hallin e mikut tim por edhe për ti dhënë tjetrës një mundësi, aq më tepër se vëllain e saj Dilaverin, ushtarak, e kisha shok.

          – Jo, joo – ma preu tjetri nga ana tjetër e fillit. – Ajo është e mirë, Ka diksion, por për filmin tim duhet një vajzë e urtë dhe e thjeshtë fshati. Nuk i shkon Liljanës. Eshtë për tjetër rol. Mbase në ndonjë film tjetër. Ta shohim….

          – Po si do ta zgjidhësh? – Guxova dhe e pyeta sikur të isha pjesë e stafit të filmit të tij.

          U duk se psheretiu. I a dëgjova brenda gabinës nga flisja.

          – Lëre se do ta zgjifh ndryshe. E kisha plan rezervë. Do të marr një nga ato gocat e prefektit që luajnë tek ”Gjeneral Gramafoni”.

          Këtë herë i a ndjeva edhe frymën që doli si një fërshëllimë e pazëzshme nga buzët e puthitura si të njeriut që ishte vërtetë në hall.

… Të djelën tjetër para ballkonit në katin e parë të shtëpisë sime në apartament, u shfaq vetë Luljeta Rapi me ato flokët të ngritur përpara si balluke e që pjesa tjetër derdhej pas supeve në formë gërsheti. I a dallova vuajtjen e atyre ditëve në sy e në portret, por dhe në zërin që kësaj rradhe kishte ngjyrë, pak ngjirrje….

          – Guxova dhe munda që ti a marrë lejen edhe prindërve. I binda. Egziston mundësia që të shkoj në Tiranë për xhirime?

          Unë nuk i dhashë përgjigje. Po mendoja që të gjeja e të formuloja një frazë që ajo të mos ndjehej e fyer e të mos i rrikthente sërish dramën me lot, që kishte përjetuar ato ditë në shtëpi me mentalitetin e prindërve të saj.

          – E ke takuar Xhezairin dhe Kujtimin? Ke fol me ta? – kërkonte të dinte vajza që kishte humbur rolin në film.

          Mohova. Por i tregova se me Kujtimin do të takohesha të nesërmen, të hënën, kur kthehej nga Tirana.

          – Madje do të hamë edhe drekë bashkë. Gjithë këtë javë ka qenë në kinostudio prezent në xhirimet e para të filmit të tij – shtova. Dhe pastaj rrumbullakosa frazën që duhej ti a thoja që në fillim. – Ata nuk mund që të prisnin…

          – Sa keq – tha vajza me trishtim e pezm në zemrën e saj. – Po sa shpejt u rrokullisën ngjarjet? … Nuk e mendoja kurrësi pas kinoprovës se ai film do të fillonte menjëherë. Më vjen keq për rregjizorin e Kujtimin. Ishin njerëz të mirë dhe unë pa dashur i fyeva dhe i futa në hall, duke i a braktisur rolin. Por ta dish Leko që ishin prindërit që nuk donin. Hezitonin. Eh! …. Nuk më kuptuan….

          Për zëvëndsuesen nuk i fola edhe pse ajo në momentin e fundit ngashëreu e lëshoi me zë të ulët pa i u drejtuar askujt një gjysëm fraze: ”Kush e di se kush më ka zëvëndsuar në atë rol. Nuk doja ta humbja, por fati…”

          E pashë që u trondit sërish. I thashê se mund që të vishesha, dhe se mund që ta shoqëroja deri në qendêr tê qytetit.

          Tundi ngadalë kokën e heshtur në formê mohimi, dhe po ashtu me ktheu kurrizin e shkeli në bulevardin e vetëm të qytetit tonë të vogël. E ndoqa me vështrim nga pas teksa largohej e përmasat e trupit të saj të bukur zvogëloheshin në atë hapsirë mëngjezi.

          Edhe pse u duk më pas se i munguam njëri tjetrit gjatë, u rrilidhëm me Kujtim Gjonajn kur unë punoja tek ”Koha Jonë” Takoheshim kur vija në redaksi e pinim kafe në fillim tek Fideli e pastaj tek Muzeu, por edhe tek kryqëzimi i Myslym Shyrit pranë ”Shtëpisë me Gjethe”… .

          …I dhashë romanin ”Vajza e Gjeneralit” që e kisha shkruar në emigracion. E kishte lexuar për dy ditë. Takohemi në krye të javës tre ditë para se të merrja avionin në kthim.

          – Oreeee, ti shkruan mirë – më tha. – Më pëlqeu. Ka dramë dhe gjuhë të pastërt filmike. E bëjmë film me këta shokët tanë. E kam menduar gjatë. Pirrua, por edhe Sajmiri e qan. – Unë mbeta mosbesues si dru para tij. – Ç’më shikon ashtu? Bëhet oreee bëhet. Dëgjo kujtimin ti… dhe del goxha film. Por çfarë po shkruan tjetër -pyeti e ndërroi bisedë – I tregova për një projekt që kisha në dorë. Në fakt e kisha mbaruar por nuk kisha vendosur ta botoja. – Bjere tek unë. Ta botoj unë. Pse jemi shokë e miq prej shumë kohësh?

          Ato ditë sapo kisha botuar romanin tjeter ”Hija e Orës së Madhe”, por për këtë nuk i fola më kujtimit

          Pas një viti doli nga shtypi i Shtëpisë Botuese ”Bota Shqiptare” romani ”Eva”

          Në shtatorin e dy viteve të shkuara u gjendëm në Akademinë e Shkencave. Miku ynë i përbashkët Luan Rama kish mbritur nga Parisi për të promovuar tre libra të tij me studime. E organizonte Akademia. Folën njerëz me tituj shkencorë dhe akademikë për vlerat dhe analizuan krej veprën e njeriut qê na kishte mbledhur aty. Kujtimin e kisha në krahun e majtë. Në një moment mu duk krejt i përhumbur ndërsa salla ishte në qetësi e ndiqte folësin e rradhës, Aurel Plasarin, dhe unë shkrepa aparatin. Por e ndjeu. Vuri dorën në zemër e më tha me zë të ulët.

          – Kam probleme me motorrin që është këtu brenda – e trokiti me gishtin tregues gjoksin. – Kalova një moment. Ti nuk i a përtove dhe e shkrepe. Kështu bëni ju gazetarët – romancierë. Mbaje aty dhe ma jep më vonë.

          Kur mbaroi takimi shkuam dhe e uruam Luanin tek podiumi. Por aty kishte filluar shkrepja e bliceve dhe e pozave midis miqsh. Bëra edhe unë disa foto të kujtimit me Kongolin, Luanin e dy a tre akademik të tjerë. Pastaj Luani na bëri ne dy shkrepje me aparatin tim të cilat i ruaj ende. Një prej tyre është dhe kjo që shoqëron këto kujtime.

          Kishim vendosur që ta pinim kafenë tek Toptani, ndaj e pritëm Luanin sa mbaroi punë, dhe u lërua nga takimet me miq e shokë qê ishin mbledhur aty për atë.

          – Ç’farë ke në dorë? – mê pyeti Kujtimi në koridorin e institucionit. I tregova se kisha mbaruar një roman tjetër me temë historike por që kishte nevojë për një rrishikim e redaktim të fortë. I fola për subjektin dhe e kuptova se atij i pëlqeu shumë. – Bjere tek unë – më tha pastaj dhe në një moment qëndroi tek shkallët. U kthye nga mua. – E di ti që unë nuk para botoj nga shkrimtarêt shqiptarë tê ditës, përveç teje dhe Luanit? – Ndaloi një çast e salutoi dy prej pjesëmarësve aty që po largoheshin. Një prej tyre mu duk si një prej mjekëve shumë të njohur të viteve shtatëdhjetë e tetëdhjetë, i thinjur dhe trup hollë. Me kishte folur frëngjisht disa çaste para se të fillonte takimi aty poshtë shkallëve, ndërsa mësoi se banoja e jetoja në Francê. Dukej se ishte gjuhë e një autodidakti pa ngjyrime dhe theks francez. -Botoj monografi të personaliteteve botërore, por edhe të rilindjes sonë. Vepra historike. Kaq – tha Kujtimi dhe filluam që të shkonim në fund të shkallëve.

          – Demek unë dhe Luani jemi të privilegjuar që botojmë tek ty? – Bëra shaka unë e qesha

          – Jo, jo…. – tundi kokën – Jo se jeni miq të mij të vjetër, por se jeni cilësor dhe unë u vlerësoj. Ajo ana tjetër e shoqërisë doemos që është plus. Një vlerë e shtuar siç thoni rëndomë ju gazetarët, por që nuk është primare në botimet tona. – Qeshi me sinqeritet.

          E morra si kopliment, por i besova më tepër miqësisë.

          Luani mbriti dhe u ulëm për kafe. Me ne ishte edhe Kristaq Janushi, ish operator i kinostudjos e bashkpuntor i vjetër i Kujtimit, me të cilët me sa duket punonin së bashku në realizimet filmike të Gjonajt.

          Por mua më duhej që të lëvizja dhe ika shpejt. Madje pa e mbaruar mirë kafen. Më erdhën dhe më morrën për të udhêtuar drejt jugut. Tre ditê mê vonë ndërsa ishim mbledhur gjithë kushurinjtë, bëheshim nja dhjetë veta, në një drekë të përbashkët në një fshat të Vlorës, e po përgatiteshim të shqynim një sheleg të sapo pjekur në hell, më bie zilja e telefonit.
          Ishte Kujtimi. Më thotë se Ministria e Kulturës kërkonte të dinte për botimet deri në fund të vitit. dhe në se unë mund që ti a dorêzoja romanin. Më pyeti edhe një herë për titullin se e kishte haruar. I thashë se ishte gjë që bëhej, dhe se mua më nevoitej një javë e shumta dy që të ulesha për ta rriparë edhe një herë e ta redaktoja.

          – Më thuaj emrin – ngulmoi.

          – Kohë për Muzg – i thashë dhe i tregova se prisnim që të mbaronim punë me një sheleg të posapjekur që po shtrohej në tavolinë dhe i pa prerë.

          Qeshi dhe ç’fajsoi veten që po më merrte në një moment të tillë.

          – Bëj kujdes leko dhe mos pi shumë raki aty në Gjormë. I njoh mirë unë ato vënde. Nuk të ndahen deri sa të dêndin mirë, e të bëhesh tapë, sa edhe uji e deti i Vlorës të të mos mbajë sipër më. Por titullin do ta ndryshojmë.  Koha e muzgut do ta quajmë. Kaq. Bëfshi qejf.

           Romanin mendova ta rrishikoj në kthim dhe vendosa që ti a nis Kujtimit prej këndej. Por kur u ula ta rrishikoj ndryshova krejtësisht mendim. Kuptova që kishte nevojë për një qilizëm tê ri. Kështu më ndodh mua zakonisht këto vitet e fundit sapo shkruaj e përfundoj një vepër të re. Më pushtojnë pastaj dilemat, dhe nuk vendos dot që ta nis për botim. I kthehem dhe i rrikthehem disa herë muaj të tërë që zgjasin deri në dy a tre vjet, aq sa kuptoj se i kam thënë që të gjitha pa më mbetur më peng brenda vetes sime.

          E lamë me Kujtimin që ta dorëzoja në pranverën e vjetëshme, por edhe kjo nuk u realizua dot. Këtë rradhë për shkak të pandemisë dhe mbylljes totale në atë vend.

          Gjithë këtë periudhên e fundit kemi qenë në kontakt intensiv të vazhdueshëm gati çdo dy ditë në rrjetet internetike, sidomos në facebooc.

          Më tha se para pak kohësh kishte kaluar dy probleme serioze me zemrën në spital, e në shtëpi. I jepja kurajo dhe se në verë do të rrishiheshim sërish. Madje i premtova edhe një drekë jashtê kryeqytetit.

          Dukej i rënduar dhe pesimist.

          – Nuk besoj se do të shihemi më leko i dashur. Nuk do të më gjesh. Më duket se po më le zemra miku im. Pastaj, para një muaji biseduam për një medikament që hollonte gjakun tek këmbët. Emri që solli nuk figuronte në farmacitê e këtushme. Më dha një tjetër por ishte xhenerik ; Jo parësor. Komunikuam me whatssap dhe e pashë në një moment të ulur në divanin e shtëpisë. Bëmë edhe shaka. Dhjetë ditë më parë ndërsa unê hodha në adresën time të fcb  nje poezi ”Qielli gri i Bordosë” ai hodhi menjëherê aty një mesazh:

–        

Shkruan Kujtim Gjonaj

Qe je romancier i mire e dija, por edhe si poet meriton note maksimale!

Te pershendes!

Ishte komunikimi i fundit, dhe fundi i një miqësie gjysëm shekullore, por që nuk do të zhbëhete e të harrohet..Do ta ruaj si diçka të vyer brenda vetes sime…

                                                           ***

          Jeta gjithmone ka një pikë të fundme, pa kthim. takim me vdekjen. Dhe kjo është krejtësisht e pashmangëshme si një ligj i të kundërtave. Vijmë dhe ikim nga kjo botë për të sjellë një mesazh dhe ikim prej saj duke lënë një tjetër mesazh e gjurmë, përveçse emrit ( jo atë që të kanë vënë prindërit dhe ështê i rregjistruar edhe në gjendjen civile e dekumenta që të shoqërojnë në jetë si pjesë identiteti e verifikimi nga organtet kopetente) që njeriu e krijon në jetë me punë, ndershmëri e kontribout shoqëror.. Por ka dhimbje, shumë dhimbje për ata që mbesin pas, dhe që do tu duhet të bashkjetojnë jo veçse me humbjen e njeriut të tyre të dashur, por me kujtimet e përjetimet njerëzore….

          E tille eshte natyra…qe na krijoi.

          Kujtim Gjonaj ishte i tillë.

          Lamtumirë miku im, njeriu fisnik me botë të madhe brenda tij, skenaristi, rregjizori e publicisti qe la pas filma e vepra kombëtare të lauruar me disa çmime brenda dhe jashtë vendit, dhe që do të bënin krenar çdo artist në atë vend. Qofsh i paharuar jo vetëm në zemrat e familjes dhe të afërmëve të tu por për të gjithë, edhe miqtë e shokët që të kemi njohur prej vitesh duke të patur pranë gjithnji…
          Lamtumirë ‘Mjeshtêr i Madh”

                                                                             Aleko Likaj

                                                                              Shkrimtar

                                                     Bordeaux – Francë      Mars 2021