Si u përkthyen kujtimet e Ismail Qemalit në vitin 1968 në Toronto?Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

1.

Teki Gjonzeneli nga Tragjasi i Vlorës sot nuk jeton më , banonte në Kenosha SH.B.A. Ish i persekutuar i regjimit. Dhëndër i familjes Agaj,më dhuroi pesë vjet më parë një ndër botimet e rralla. Botimi: “Kujtimet e Ismail Qemalit” është një ndër 1000 copët në gjuhën shqipe të publikuara për herë të parë në Toronto,Kanada. Brenda këtyre kontureve, d.m.th brenda faqes së parë të këtij botimi gjejmë emrin e përkthyesit nga anglishtja Reshad Agaj.Faqja e dytë shfaq këto të dhëna: The Memoirs of Ismail Kemal Bey që d.m.th kujtimet e Ismail Qemalit si dhe editorin që në këtë rast është Edited by SOMMERVILLE STORY ëith a preface by ËILLIAM MORTON FULLERTON Copyrights by Constable Publishers London. Permission granted for publication in the Albanian Language Jan. 9th, HARMONY PRINTING LIMITED TORONTO, CANADA

2.

Përkthyesi R.Agaj shkruan këtë dedikim:”U kushtohet dëshmoreve te atdheut dëshmoreve te flamurit a tyre që ranë ne çdo vent dhe në çdo kohe për Shqipërinë e lirë e të pa varur për flamurin e shenjte te Scanderbe Kastriotit dhe te Ismail Qemalit…”

3.

Një fillesë e çuditshme: dy poezi në faqen 5.

…Fryte dritë e Shqipërisë,/ ngaqytet i erret,/Ti veç dermën tin dhelpërisë/Etëgëzoçna të mjerët./ Ti që kur dolenëjetë/, Që kur bërinënadjalë,/ Kokën e mbajtepërpietë/Edhe shpirtin zjarr e valë.

(Nga “Kalendari Kombiar” i vitit 1900) (Kushtuar Ismail Qemalit nga Poeti i ri i asaj kohe Duçe J. Baba)

…Poezia e dytë, që është renditur pas kësaj i përket lirik Poradeci(“Bjene Telat” — Rapsodi nga poeti Lasgush Poradeci).

Bjenë Telat ven e vinë, Po na tundin Shqipërinë/, Toskerin, Gegërinë/, Me çdo vend me çdo krahine:/ Që në Shkodër në Janinë/, Që në Vlor’ e në Prishtinë:/ Opopo ç’’fitoj Lirinë ! Opopo ç’u ngrit rrëmeti!/ Seç u tunt si vale deti:/ Posi det që vjen me valë/, Po vjen rëndë e me ngadalë/, E po ndjek Smail Qemale:/ Smail-burri i shpje në Vlorë/ Me Flamur të kuq në dorë/, Me Flamurin e Lirisë/, Mu ndë thelp të Shqipërisë/! Shqipëri moj Shqipëri/! Hidhe lark atë shami/ Që të treti në të zi /Në vajtim e robëri!

4.

Faqja 7 :Udhëtimi i Ismail Qemalit në Siqeli:

Pietro Scaglione, që përshkruan këtë udhëtim historik të Ismail Qemalit na bën një shërbim të shquar. Ne të shohim me habi dhe me dridhje te forta shpirti se vëllezërit e gjakut tonë e pritnë Atin e Kombit të udhëhequr si të thuash nga një fuqi profetike se Ay një ditë do t’a nxirrte Atdheun në dritë. Kjo çerdhe e mrekulluarshme e arbëresheve na del para syve në atë kohë të largët të 1903 si një qendër ku valojnë këngët e bukura të Arbërisë me bandën në krye dhe ku Shoqëria Kombëtare Shqiptare cvillon aktivitetin e vet për çlirim të Atdheut. Shumë interesante të vrehet se si, qysh në atë kohë Ismail Qemali sheh rrezikun e Shqipërisë nga Rusija dhe kërkon t’i hapë sytë dhe Italisë vetë duke dashur, që të kuptojnë se fati ynë dhe i atyre vetë është i njëjtë andaj duhet të ndihmojmë njëri tjetrin . . .

Po ,kush ish ky Pietro Scaglione dhe c’ka bërë?

…Qe një shqiptar i flaktë nga arbëreshet e Siqelisë i cili lindi në Plana dhe sosi ditët e tij në Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Nuk dihet as data e lindjes, as ajo e vdekjes. Ka qenë shumë i varfër dhe vetë mësoj si autodidakt i shtyrë më tepër, që t’i shërbej idealit tij që aq me buçitje valonte në zemër. Në Shtetet e Bashkuar nxori për disa kohë një gazetë me emrin “Afrimi” dhe në 1929 e ndryshoj në “Albania”. Gjithë jetën rrojti i varfër, se gjithë c’kish i prishte për botime.Vëllimi nga është nxjerrë përshkrimi i udhëtimit të Ismail Qemalit në Siqeli, quhet: “Historia e Shqiptareve te Italisë” dhe mban gjithashtu një përhyrje nga Lumo Skendua (Midhat Frasheri) i cili në atë kohë ndodhej në Barcelonë (8 Prill 1921). Qoftë përhyrja e Midhat Frasherit qoftë parethenja e Prof. Josef Kadikame lavdërojnë veprën e këtij arbreshit të flaktë Petro Scagliones. Në perhyrjen e Midhat Frasherit lexojmë midis të tjerave: “Kam dëgjuar se arbreshët, pasi dalin nga kisha, burra, gra dhe fëmijë, kthehen nga dielli — drejt asaj pike ku në kujtim të tyre janë varret e stërgjysheve — bien në gjunjë dhe këndojnë një kantike patriotike. Nuk e di në jetën t’ime gjë me të mallëngjyeshme dhe me poetikërisht sentimentale se këto lutje, që lutje është dhe një hov, një klithje e zemrës drejt një vendi prej të atit, fati i verbër i ka ç’këputur po që gjaku nuk i le t’a harrojnë.

5.

Përkthyesi i kujtimeve të Ismail Qemalit,quhet :Reshat Agaj me punën e tij ka derdhur me një kosto jo të vogël: qindra vargje,mijëra fjalë, që janë produkt i këtij deti shpirti të pafund njëkohësisht të paanë,rrëfen kohën dhe si i përktheu kujtimet e Ismail beut.Mirëpo ky rrëfim nuk vjen në këtë botim të vitit 1968 botimi i Kanadas,por gjëndet në librin me kujtime të Reshat Agaj :“Vëllai i pengut“.

Kapitulli:Aksident në rrugë, përkthej kujtimet e Ismail Qemalit.

Përshkrimi i R.Agaj është ky:“Një ditë nëntori teë vitit 1965, kur isha duke shkuar në punë në Dominion Citrus, duke kaluar rrugën, një autobus më ra pas krahëve dhe më hodhi përdhe me rrëmbim. Qe një aksident i papritur, më shumë’ nga pakujdesia e shoferit të autobusit, se sa nga pakujdesia ime. Ndeshja u bë anash, se, po të më kishte rënë përpara, do më kishte shtypur në vend. Kur rashë, i goditur nga pas, instiktivisht, Zoti më mësoi të vë dorën time në ballë dhe duke rënë përtokë në xhade, dora ime e majtë iu bë mbrojtje kokës, që u përplas mbi të në tokë. Qe një tronditje e madhe, po nuk pësova asnjë dëm, qoftë në kockë, qoftë në ndonjë anë tjetër të trupit. Po nga rënia me fuqi, u trondita shumë sa hë për hë m’u muarën mendtë dhe pejzat e dorës në të mbërthyer, aty ku ngjitet krahu me shpatullën, u shembën. Kisha dhimbje shumë të forta e s’mund ta lëvizja dorën fare. Doktori me tha se këto dhimbje vijnë nga këputja e disa pejzave, që kanë lidhje me krahun e shpatullën e kështu shkaktojnë shumë dhimbje, të cilat do t’i kisha për shumë kohe. Doktori më dha leje të gjatë dhe më rekomandoi kura elektrike të krahut dhe ilaçe kundër dhimbjes. Meqenëse dorën fillova ta lëvizja pakë dhe pas dy javëve nuk më dhëmbte si më parë, mendova të përktheja kujtimet e Ismail Qemal Vlorës, që kisha lexuar më parë dhe ndodheshin në bibliotekën e Torontos. Fillova nga përkthimi, duke mos patur dhe aq besim në veten time, nëse do ia dilja mbanë punës, ashtu si duhej. Faqet e para të përkthimit ua lexova për mendim dhe këshilla dy shokëve të mi, Viktor Emanolit dhe Zija Boricit, të vetmit që kisha e që mund të më jepnin një gjykim mbi punën time. Me entuziazmin e tyre, ata më ngrohën dhe mund të them se përfundimisht më nxitën t’i futesha me vendosmëri kësaj pune. Kështu iu vura punës, se kohë kisha plot dhe brenda katër muajve e mbarova përkthimin e tërë kësaj vepre. Më duhet të shtoj se tërë shpenzimet e botimit u vunë nga Nysret Bejkomalaj, i cili më tha të nisja botimin se harxhet do t’i kisha nga ai.

Nysreti mori tërë paratë, që mblodhëm nga shitja e mëse dyqind copëve dhe të tjerat që ai ka shitur më vonë. Ato copë libra që mbeten, gati 750-800, ia nisa Nysretit në Ottava, që t’i mbante atje, në rast se do të shiteshin me vonë, ose në qoftë se do të hapen Shqipëria e Kosova a kushedi ndonjë rast tjetër. Librat janë atje edhe sot. Nga falënderimet, që pata me rastin e punës time letrare, e para në jetë, ishte kënaqësia që më dha recensioni i të ndjerit Prof. Nexhat Peshkëpia në gazetën e Komitetit “Shqipëria e Lire”, i cili midis të tjerave shkroi: ” Bravo! T ë lumtë Reshat! Puna jote është e bekuar”. Në një letër tjetër, qe mora nga Mbreti Leka i pare nga Spanja, midis të tjerave, ai me shkruante: ” Me punën dhe me mundimin tënd na ke zbardhur faqen dhe na ke nderuar përpara te huajve”. Si duket atyre te Ministrisë se Jashtme në Londër u kishte ardhur shumë mirë, se Ismail Beu kishte qenë miku i tyre i ngushtë dhe kujtimet e tij na mbeten neve vetëm në sajë të interesimit të veçantë të anglezëve e veçanërisht të Ëilliam Morton Fullerton, një amerikan dhe nga anglezi Sommerville Story, që shkroi e redaktoi kujtimet në anglisht dhe bëri punën më të madhe.

6.

Në parathënien e botimit Ëilliam Morton FULLERTON thotë kështu po sjellim veç një faqe :Duke paraqitur “Kujtimet” e Ismail Kemal Beut me ane te kësaj hyrjes t’ime dhe me ane te pake shënimeve te pa nevojshme, por le të shpresojmë jo absolutisht të pa vlerë, unë nuk bëj gjë tjetër veçse mbaj një premtim solemn që i bëra gatë muajve që në kaluam së bashku në Paris në 1917 dhe 1918. Qe natyrisht një gjë e thjeshtë për Ismail Kemal Bejne që të më kërkonte mua një premtim të tillë. Në të vërtetën ky libër kujtimesh nuk do qe shkruar fare po të mos kish qenë këmbëngulja ime e pa prerë. Për më tepër shumë i zënë drejt për drejt me punët e luftës dhe cvillimin e saj që t’i ofrojshe mikut t’im bashkëpunimin e përhershme që kërkonte dhe që në fakt kishte nevojë- unë prapë së prapë qeshë në gjendje që t’i jepsha ndihmën e domosdoshme që rasa lypte. Këto “Kujtime” në fakt janë edituar nga Sommerville Story dhe është detyra e të dy palëve që të mos lënë asnjë dyshim se çdo të thotë në ketë rasë “Botimi” në fjalë. Dalja e këtij libri në dritë qe një pune e vështirë. Gjatë prodhimit të kësaj lande Ismail Kemal Beut i ranë mi shpatulla halle personale shpesh here të renda dhe halle të tjera më të rënda në lidhje me problemet patriotike të lidhur me të ardhmen e Atdheut Shqiptar. Ay nuk i dha, dhe pa dyshim nuk mundte t’i dedikonte kësaj pune, tërë kohën e tij. Gëzimet dhe enthusiazmi, që nuk i kish të përhershme, mungesat e tij plot ankth për punë të tjera më të rëndësishme, edhe methodat e tij që nuk qenë të vazhdueshme kur i binte rasa të rikthehesh në detyrën e mbledhjes së këtyre kujtimeve, e bë ri punën e redaktimit një barrë shumë të rëndë, për suksesin e veprës të cilën Z. Story e kish marrë përsipër. Me gjithë këtë pa ndihmën e veçantë që Z. Story dha pre këtë vepre këto kujtime kurrë nuk do të kishin dalë në dritë.