Si Luledielli- Poezi-nga Panajot  Boli

Poezi-Nga Panajot  Boli

 
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
  
 
 
Si Luledielli
 
Ti, diellin dashuron
Sytë të mbeten tek ai
Pas tij rend si e marrë
Zgjat petalet e verdha ta puthesh
E ngjizen në barkun tend
Dhjetra kokrra farë
 
Fara dashurie janë, në shpirtin tend pjellor
Nën një qiell të bukur blu,me diellin dashnor
 
Vetveten shikon kur ai është akoma në gjumë
Me ankth e pret të zgjohet, ta puthesh shumë
 
Si lulediell më ndjek ti
Në endrrën që të tjerr hëna
Që mbaron diku aty në mengjes
Në trendafilin e oborrit më kërkon
Mos më gjen në ngjyrat
Që ndrijnë në vesë
 
Dielli të sheh e të buzëqesh lart nga qielli blu
Si lulediell,të medhenj, të bukur janë sytë e tu
 
Mbylli një çast sytë, të vijë prapë endrra në gjumë
 Të më vertitesh si lulediell, të më puthesh shumë