Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Skënderbeu në pullën e parë postare  shqiptare- Nga Hysen S.Dizdari

Skënderbeu në pullën e parë postare  shqiptare- Nga Hysen S.Dizdari

NË KUJTIM TË 582 VJETORIT NGRITJES FLAMURI KOMBËTARE NGA SKËNDERBEU NË KRUJË

113 VJETORIT SHPALLJES PAMVARSISË 28 NËNTOR 1443- 28 NËNTOR 1912- 28 NËNTOR 2025

Nga Hysen S.Dizdari

Studjues i Filatelisë

Tiranë me, 28 Nëntor 2025

Qeveria e patriotit Ismail Qemali ka dhë një kontributë të madhorë edhe në themelimin e zhvillimin e filatelisë  shqiptare.

Ismail Qemali pas krijimit të shtetit pamvarur shqiptare, me 28 Nëntor 1912,  ,krijoj,MINISTRINE E POSTE-TELEGRAF-TELEFONAVE ,me Minister patriotin intelektualin elbasanas, Lef Nosi.Kjo ministri emetojë pullen e parë postare shqiptare ,me 5 Maj 1913, kështu kjo datë sot shënonë daten e themelimit të Filatelisë Shqiptare.

Me datën 1 Dhjetor 1913 emetoj  pullën e  parë postare shqiptare ,kushtuar Heroit tonë Kobëtarë , Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

EMISIONI I PULLAVE KUSHTUAR  SKENDERBEUT  NGA QEVERIA E ISMAIL QEMALIT:

EMETUAR  ME 1 DHJETOR -1913

Pulla e parë  shqiptare me figurën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, u emetua me  datën 1 Dhjetor 1913, nga Qeveria e patriotit Ismail Qemali.

Ky emision ka  6 pulla, të cilat kanë të stampuar, portretin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.Ky portret sipas John Fipps në librin “Historia e pullës dhe postës në Shqipëri dhe  Epir,, f.121, thekson  ,,Sipas Schappach, thotë se modeli është bërë prej një piktori nga Praga  Hainez Kautch,,. Por John Fipps në librin e mësiperm thekson, që ky portret i Skendërbeut ka mundësi të jetë porosi e Qeverisë Shqiptare për medaljon, dhe me qene se ishte i gatshëm, u vendos në  emisionin e pullës  të emetuar me dates 1 Dhjetor  1913. Përzgjedhja e portretit të Gjergj Kastriotit- Skenderbeut, të stampuar në këtë seri, është bërë nga një njohës i mirë i historisë ,veprave dhe portretit të Skenderbeut. Zgjedhja e këtij portreti është bërë me mjeshtëri të madhe  profesionale. Ky portret  ka shumë mundësi  të jëtë zgjedhur nga ministri i kohës të Postës Shqiptare, patrioti Lef Nosi.

Pamja e Skënderbeut paraqitet shumë fisnike në moshën mbi 60 vjeç, me mjekër të thinjur dhe mbi kokë ka të vendosur përkrenaren me dy brirë dhie  si simbol të mbretërisë së lashtë, ilire  të shqiptarve. Prandaj  vlen të theksohet se ky portret paraqet tiparet e fytyrës origjinale të heroit tonë kombëtar, po të krahasohet me portrete të tjera të botuara në libra dhe albume në gjuhë të ndryshme për Skënderbeun,si dhe me portretin origjianal që ruhet ne galerine Uffici Firence, Itali.Veҫoria tjetër e këtij emisioni është se sasia e pëgjithshme e pullave të emetuara  sipas John Fipps është 2.950.000  (sipas disa studiuesve është  2.878.000 copë), një nga sasite më të mëdha të botuara mbi 110 vjet të historisë të fialtelisë shqiptare.

Por një sasi prej 250.000 copë pulla të kësaj serie u përdoren për kartolina të ndryshme  si me poshtë:

-150.000 copë për kartolina me vlerë 5 qind.

-100.000 copë për kartolina me vlerë 10 qind.

-50.000 copë për kartolina me pergjigje të paguar me vlerë 5 qind.

-50.000 copë për kartolina  me pergjigje të paguar me vlerë 10 qind.

Veçoria  themelore e këtij emsioni është se kjo seri me pullat u shtypë në Torino, Itali. Por ajo që bie në sy  është  cilesia e lartë e shtypit, e bazuar në standartin italian të pullës postare. Ky emision me pulla postare  ju bë dhuratë Qeverisë së re Shqiptare, nga Qeveria dhe populli  Italian.

Gjatë procesit të shtypit emri i Skënderbeut është shkruar me një gabim ortografik , në vend të emrit  “SKENDERBEU” është shkruar   “SKENDERBERGU”

Por një fakt tjeter, i cili  duhet të theksohet, është se  ky emision shënon pullën e parë shqiptare,  në të cilën u hoqen vlerat monetare  turke, dhe  u  zëvëndësuan me  vleren monetare shqiptare ,të bazuar tek sistemi freng si Qindarka dhe Franga.

Ky sistemi i ri monetar u bazuan tek sistemi monetar  francez, ku 1 Frang ishte i barabarte me 100 Qindarka.

Mirënjohje të përjetshme Qeverisë të patriotit, Ismail Qemali dhe Ministrit Postës –Telegrafë patriotit Lef Nosi që me gjithë se pati një jëtë të shkurtër nga 28 Nëntor 1912 deri me 22 Janar 1914, themeloi Filatelin Shqiptare me 5 Maj 1913.

Por emetojë edhe 6 emisione me pulla postare nga më të bukurat dhe me të çmuerat e pullës postare shqiptare, të cilat janë  shumë të këkuera nga studjuesit dhe koleksionistët e huaj dhe shqiptarë.

PËRSHENDES TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO NËPËR BOTE ME NJË PJESË NGA POEMA :

HISTORIA E SKËNDERBEUT, E PORTIT KOMBËTARË

 NAIM FRASHËRI :

Zjente bota, tundej dheu,

u ngrit gjithë Shqipërija,

duke thën’ erth Skender-beu,

erdhi vetë Perëndia. …

Mbret i gjithë Shqipërisë

sot të jetë Skender-beu,

Erdhi ng’ an’ e Perëndisë,

të shpëtonjë mëmëdheu;….

Këndo, këndo Skënder-benë,

që s’ka pasur shok në jetë,

që lartësoj Mëmëdhenë,

kordhëtari trim me fletë! ….

Lum oj Shqipëri o lule!

që pate trim të vërtetë,

kurrë në turp nuk ungule,

të la nder të madh për jetë.

Nga Historia e Skënderbeut, Naim Frashëri, kreu VI, 1898.