
Sonte do ti lutem hënës
=======================
Sonte, do ti lutem hënës
Mesazh,zemre të shpërndaj,
Përmbi faqet e argjenda
Un dot shkruaj,dhe dot qaj.
Të lutem,moj hëna ime
Buzë detit po të pres,
Ti, me llamburitjen tënde
Duket se më përshëndet.
Hënë,e buku,dritë argjëndë
Ti,që botën, mbarë ndriçon,
Të lutem, kam një mesazh
Në kurbet, ndoshta ma çon.
Në kurbet kam bijën time
Me familjen më jeton,
Vajti vite, smë ka ardhur
Vetëm, flas me telefon.
Nipin mbesën shum i dua
Faqevet,më rrjedhin lot,
Meraku, i gjyshes plakë
Që, si përkëdhelëm dot.
Sa e ftoht më duket shpia
Vetëm flasim me vetmin,
Do bijën,të hyj tek pragu
Prindrit ja shton lumturin.
Emigrim, të rëntë zjarri
Na ndave,fëmijt nga xhani,
Punojn, tek ty ysmeqarë
Lanë vatan,nënë,e babanë.
Të, lutem…. moj bija ime
Kthehuni, në gjirin tonë,
Nëna,do të,mledh thërrime
Dhe do tju rrisë si shqiponjë.
Ndoshta mesazhin tek hëna
Që, dërgova, me plot mall,
E lexojnë,gjth,bijtë e nënave
Në mbar,botën anë dhe mban.
Kthehuni, o bijtë e shqipes
Se ky vënd, rënd po rënkon
Kërkon bijtë, që ta shërojnë
Ju…jeni… e ardhmja jonë.
Autore: Afërdita Hadaj
Këlcyrë Albania