Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
S'pres më kartolina-Kastriot Malo 

S’pres më kartolina-Kastriot Malo 

Kastriot Malo 

S’pres më kartolina

Shpeshherë më rrëmben një mall,
Të lexoj me endje si dikur një kartolinë,
Të dëgjoj plot gaz, zerin e postjerit,
Tek thotë: – Xhako, letër nga miku i vjetër.

Dhe paksa të lagura nga shiu i Dhjetorit,
Ti lexoj me zë, në dritën e mekur të hënës,
Humorin e hollë që vinte nga Rrogozhina,
Sofija, shoqe fëmijërisë ja dergonte nënës.

Kur kthehesh për fundjavë babai,
Me trastën që djersë i lotonte shpina,
Bashkë me mollët e ëmbla të Zhepovës,
Sillte me vete dhe një tufë me kartolina,

Era letër dhe bojë binte çanta e postjerit
Brenda saj fjalët ishin gatuar me pika loti,
Se njeriu ndjente dashuri për njerinë,
Dhe pse kish një taborr hallesh mbi shpinë.

Sot, tek shikoj postjerin tek portoni*,
Zë dhe më rremben një drithërimë,
Pres pa frymë mos dëgjohet zilja ime,
Dhe zeri i tij: – Zbrit se më duhet një firmë.

*)- Portoni- Portë.
©️✍️ka.malo.