Merak nëne-Ana Petani 

Ana Petani 

Merak nëne

Kur nata bie dalngadalë
Krahët hap sikur zë prit
Të keqes biro rriji larg
E kërko një udhë plotë dritë

Kur harrohesh bashkë me shok
Jam në ankth… e rri me frikë
Mos diku në çep rruge
Do të ndodhi një trazirë.

Hallet biro mos mi shto
Boll kam të times moshë
Se kur më flet në telefon
Më bëhet nata “hënë e plotë”.

Se jam nënë e s’më zë gjumi
Pa dëgjuar tëndin zë
E pres vonë të bie një zilja
Se meraku jo s’më lë.

Veç një fjalë nënë natën e mirë
Ja unë jam në shtëpi
Mbylli sytë hiqe merakun
Edhe zgjuar më mos rri”.

Më gris meraku porsi qelqi
Më shpon zemër e shpirt
Se nuk dua jetës tënde
Asnjë gjemb mos ti rrij prikë.