Statuti  i Tiranes gusht 2026- S. Meziu

                     Statuti  i Tiranes gusht 2026

                                                                  Vëzhgim

         Dëshiroi të hedhë dritë mbi realitetin që më dhemb, më përvëlon për nga shëmtirimi e katrahuja e bezdishme, Pikërisht kjo më shtynë për t’i ndjerë e deshiruar këto realitete sa ma pranë kulturës e mirëqenies të Europës prendimore. Mirëpo pa ngjyrime rozë, por vetëm në frymën e ndryshimeve drejt saj me vepra, cilësi jete, arkitekturë peisazhi të mirëpritura e të dashurueshme.  Plagë që kane zanun kore por që domozdoshmërisht duhen shëruar. Jo me qefmbetje, hakmarrje, por me kulturë demokratike, profesionalitet e largëpamësi. Kjo për kryeqytetin dhe jo vetëm.  Dhe ja lexojm:

  1.  Udhët pa krye si shtigje  dhishë, mali të ngushta. Mjerisht, fatkeqësisht këto janë ‘’arkitektura,, e djeshme e sotme e Tiranes, Sarandes, Durrësit… Ato janë të pranishme pas viteve ’90 dhe vazhdojn të ideohen, projektohen, ndërtohen në vazhdim. Ndërsa përdorimi i makinave shtohet në progres gjeometrik. Vula ju vendoset nga KRYETARI YNE KOKE LART. Fatkeqësi, për sot dhe nesër.
  2.  Në kambësoret e ngushta ku thyen kokën në shtylla, ne shkallë e shkallëza, drurë, apo në të rejat, te kondocionatorët që i kanë pushtuar ato edhe pse pallatet e reja ‘’akull,,  janë 12 dhe 20 katëshe të larta. Udhëtimi bëhet torturë shpirtërore vuajtje e pafundme.
  3.  Radhët e makinave gjithëkund janë si thasët me vargje rruazash,  të pafundme, të mërzitshme, gjakë ndezëse  e ujvara sharjesh e të bërtitura zemëruese. Realitet i çdo minuti, ore, muaji, viti.
  4. Parkimet anës udhëve, shesheve, bulevardeve, të vjetra e të reja, janë gangrenë vuajtjesh mërzie, gjaknxehje. Biles ato kanë pushtuar edhe kambësoret. Falë ‘’anarshisë,, të ngulmimeve të rastësishme, pas viteve 1990 dhe projekteve të reja nga ‘’ oktapodi Rama,, që i ka në duart e veta edhe lejet e ndërtimeve e arkitekturën e Tiranës etj. Po kështu ndertimet në Kamëz kanë kopjuar modelin Rama, çdo vend bosh, mbillet me hekur beton e tulla. Një mafje e gjallë ndërtimesh me themel ‘’fitimin kulmor.,, që vazhdon me kokëfortesi udhëtimin.
  5. Makinat  drejtohen me ‘’pjekuri shkollimi,, për nga guximi i shfrenuar, befasia e hyrjes në rreth qarkullime, parakalime, hyrje në udhët kryesore. Edhe këtu e drejta e ma të fortit pa respektuar kodin rrugor triumfon. Dhe ja shifrat. Në shtatë muaj 58 të vdekur dhe 12 aksidente nga shpejtësia e madhe.
  6. Mbeturinat janë erëshpuese në kazanat shkruar vetëm ‘’mbeturina shtëpiake,,  të gjitha të hapura edhe pse të reja e mjaft komode. Atje mund të hidhet gjithëçka nga dysheku te blloqe betoni. Makinat e mbeturinave ato i boshartisin ditën. Sigurisht jo rregullisht, prandaj tepricat krijojn pamje të botës së katert të xhibuteve.
  7.  Të vetë punësuarit e Kryetarit Rama janë ato që i përzgjedhin, kauçuçet, shishet, kartat, këpucet, dyshekët etj. Këto janë të ndara nga të vetë punësuarit, po qe se ndokush ngatërron llojin, përfundojn në luftë me thika, deri në revole, gjakosje duke përdorur  materje të forta. Karrocat e tyre vihen në levizje nga motorra, biçikleta karroca me tërheqje si qetë plugjet në bujqësi.
  8. Kryqëzimi i kabllove e telave elektrit përbëjne peisazhin ma të shëmtuar e ma të rrezikshëm. Ato tanima janë si rrjeta merimangash kudo në udhët,  shetitoret e në shtigjet e dhive kudo në kryeqytetin e kthyer në Kardahar.
  9.  Kullat, ndërtimet, jane bërë industria më e fuqishme, ku tokës i shkojn me thellësi deri në gjashtë kate. Baltaxhinjtë janë zëvedësuar me të ardhur nga India, Bangladeshi, Egjypti, Tunizia, Pakistani etj. Ndërtohet sot për nesër, pasnesër ato duhen rrëzuar, shembur se po përqafohen e puthen me njëra tjetrën duke rrembyer dashurine e njeriut për njeriun. Kryqëzime kullash, pallatesh, pa udhë, shetitore, lulishte, etj., një mish mash i pështirë i pa dritë e ajër i pa të adhme banimi dhe jetese.
  10. – Zjarrfikset përdorin ujë për të shpërndarë protestuesit. Kurse udhet e shetitoret e Tiranës as që ju hidhet një pikë ujë ku temperatura arrin edhe  mbi 40°C. Pluhuri me gazrat e shumta helmuese te  mjeteve lëvizëzse thithen duke ‘’ushqyer,, mushkëritë e qytetarëve dhe turistëve.
  11. – Motorrat bëjnë gara me zhurmë shurdhuese, me ose pa kaska edhe 350 kubikësh duke mbjellur frikë e pasiguri jete. Ndonjëherë njëri nuk ka kaskë në udhëtim, qoftë 50 kubiksh apo 350, tjetri me kaskë biçiklete. Ato mund të lëvizin kambësoreve, shetitoreve të ndaluara në rrugëza që janë të ngushta e kthina-kthina, me shpejtësi vdekjeprurëse. Kuptohet mungon, kultura, edukata qytetare e professionale e drejtuesve,  por, po policia ku gjendet????????   

Këto janë disa nga mozaikët trishtues të jetës në kryeqytet. Shpresojm dikush të kujdeset për rregullimin e tyre sa ma shpejtë, spese nesër do të jetë vonë. Kuptohet plagët duhet t’i rregullojn mjekët dhe jo mekanikët KOKE PERPJETE si  kalli PA KOKRRA.

Tirane 23.08.2026                               Qytetari S. Meziu