Sy për sy-Florentina Skendaj

Sy për sy

Me të brendshmen time,
kam rënë në dashuri.
Të kishe ti ca soje,
pa lë të tretesha në ty.
E thënë pa drojë kjo:
sy për sy!

~

Për kë?

The:
– Ishte fat që s’u martuam bashkë!

Thashë:
-Ashtu mendoj edhe unë!

Se ti kërkon gjilpërën në kashtë,
unë Diell sa më shumë!

~

Kot

Mos m’i saldo me të tuat duar,
kot!

Shpirtin e kam thellë,
mendja vendit s’lot!

~

E drejta e autores është e rezervuar.