
Ju përshëndes me shtrëngim dore
Në këtë Ag të bardhë t’Vitit të Ri
Dhe nga zemra me bardhësi dëbore
E respektofshim njëri-tjetrin me dashuri.
Se kjo botë është e të tërëve…
Nuk i ka mbetur askujt në jetë
Veçse emri ka për t’u mbajtur n’mend
Ashtu si ke për ta lënë vetë.