Vuajtjet e çobanit-Veron Hoxhaj

Veron Hoxhaj




VUAJTJET E ÇOBANIT

Kush ja di hallin Çobanit,
Kush ka vuajtur e beson,
S'ka dyshek, e as jorgan,
Shargu dhe gjembi e cpon.
Pa jastëk nën kok një gurë,
Bie shi dhe behet qullë,
Për mes erës dhe acarit,
Këmbët qull nga vesa e barit.


S’ka shtëpi po ka çadëre,
Dhe nga poshtë të shtruara me fiere,
Kur fryn era me furi,
Ja flak çadrën nënë gunë ri.


Sjellim qumështin nga Evropa,
Qumështi jon derdhet te gropa,
Qumështi huaj gjithë hormon,
te Shqiptaret përfundon.
Qumështi jon erë trëndelinë,
Bashkë me mishin stoqe rrinë,
Dhe Çobani rri lëngon,
As njeri nuk e ndihmon?..
Veron Hoxhaj