Të dua…Dhurata Ndoni-Cela

Dhurata Ndoni-Cela

Të dua për dje, për sot dhe përgjithmonë !

 
Të dua,
sepse nuk mund të fle
pa afshin tënd.

Të dua,
sepse nuk mund të ngrohem
pa zjarrin tënd.
Të dua,
sepse dorën tënde me timen
e ngatërroj.
Të dua,
sepse brenda syve të tu,
sytë e mi shikoj.
 
Të dua,
me shpirt,me frymë,e lirë,
pa fund të dua!

 

Të dua pa frikë, si toka shiun,
pa pyetur për stuhitë.
Sepse kush mendon se shiu
është ujë që sjell stuhia,
nuk ka folur kurrë me perënditë,
nuk ka mësuar kurrë ç’është
dashuria.

 

Të dua,
pa kushte,pa kufi,pa limit.
Dhe nëse bota një ditë gjuhën
e zemrës e harron,
unë do të të dua ende,
me pak fjalë,
por me gjithë shpirt,
për dje,
për sot,
dhe përgjithmonë!