Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Tek muri Berlinit bisedova me Ajnshtajnin!Roshi Ajdini

Tek muri Berlinit bisedova me Ajnshtajnin!Roshi Ajdini

Tek muri Berlinit bisedova me Ajnshtajnin!

Bujë të madhe bëri në botë ngjarja e rrëzimit të murit të Berlinit në tetor 1989, ngjarje që shënoi rënien e perdes se hekurt komuniste.

Muri ndante dy shtete, dy sisteme, dy botëkuptime, dy superfuqitë.

Në atë kohë kur muri binte, në Shqipërinë tonë vriteshin të rinjë në kufij që donin të shkonin në botën e lirë.

Muri ra por këtu tek ne pak veta e morën vesh, ndoshta ata që dëgjonin zërin e Amerikës apo stacione të tjera.

Një vit e ca mbas murit edhe ne shqiptarët rrëzuam murin tonë të sistemit por në ndryshim nga gjermanët ne prishëm mure fabrikash uzinash e çdo mur që na dukej si muri i Berlinit.

Gjithësesi, mua mu bë mbarë mbas 34 vjetësh të gjëndem pranë murit të Berlinit, asaj pjese që ata e kishin ruajtur si kujtesë historike.

E ndava mendjen që në Tiranë që kur të shkoj tek muri do e rrëzoj mbas 3 dekadash dhe unë.

Me vete thosha ore njeri, do të quajnë Don Kishot dhe do gajasen njerëzia pasi muri ka dekada që është rrëzuar.

Unë sigurisht në timen, mezi po prisja ti afrohesha murit.

Një pjesë e vogël e murit që është ruajtur si atraksion turistik është i pikturuar në të gjithë gjatësinë e tij, me piktor nga gjithë bota.

Në një nga pikturat në mur shoh të pikturuar Ajnshtajnin në një vend me Shilerin dhe Gëten.

Sa e pashë u gëzova, tani thashë që e gjeta burrin e mençur me të cilin do konsultohem lidhur me idenë time për rrëzimin e murit.

Ju prezantova si Albanez duke i thënë që dua dhe unë të rrëzoj një pjesë të murit të Berlinit por jam 34 vite me vonesë, ti si autor i teorisë se relativitetit cfarë më sugjeron?!

Pasi më kundroi mirë më tha që sipas teorisë time ti je në rregull pasi ty tani tu dha mundësia si hapsirë kohore që të vish tek muri, plus që ju shqiptarët jeni aq larg nga bota perëndimore sa duhen miliona vjet dritë të vijnë idetë, konceptet dhe mentaliteti demokratik perëndimor.

Ja tha, ti shikon një yll në qiell dhe kujton se ajo dritë të vjen në kohë reale, gabohesh pasi drita e Yllit vjen mbas miliona vjetësh edhe pse me shpejtësin e dritës, dhe se ndoshta tani ky yll nuk ekziston më, kështu dhe puna jote me murin.

Më fute në të thella i thashë, mbasi e pa që unë nuk haja pyka se isha i fiksuar të futesha në histori duke rrëzuar murin mbas 34 vjetësh, ma tha prerë, ik andej nga ke ardhur dhe rrëzo ato muret që ke në atë Shqipërin tende, rrëzo murin e politikës, pasi politikanët tuaj kanë menatlitetin e perandorisë Osmane që kur i caktonte pashallarë nuk dinin të tërhiqeshin ndonjëherë, o u pritej koka nga porta e lartë o vdisnin nga zoti.

Ik rrëzo murin e korrupsionit që po ju bënë me 5 % pronar dhe 95 % argatë, ik rrëzo mentalitetin që nga gjithçka pronë të përbashkët e keni kthyer në gjithçka pronë private.

Ju më tha or mik jeni përtej çdo shpikje të shkencës dhe përtej çdo sistemi shoqëror, ndaj ik se boll u lodha me ty.

Ai fliste por mua mendja më rrinte tek muri si ta rrëzoja, pasi më duheshin fotot për këtej që të mburresha tek miqtë e mi që kam rrëzuar murin e Berlinit por edhe ku i dihet mbas 200 vjetësh, ndoshta flitet për mua në librat e historisë si personi që rrëzoi murin ndaj pa hezitim dhe larg syrit të Ajnshtajnit i mbështeta fortë të dyja duart tek muri duke pritur për të më bërë foto sa më të bukur, në tentativën time për tu futur në histori.