Mirë thonë…Kujtim N. Mullai

Mirë thonë:

Vajza me djalin,

Plaka me plakun,

U përputhën,

jepi hakun;

Gjeti tenxherja kapakun!

Çudi,

Tenxherja dhe kapaku

krejt ndryshojnë,

Por bëhen një,

kur i bashkojnë!

Ashtu, ndryshon

edhe mashkulli

nga femrat;

Të ndarë…

s’rrojnë dot…

Bashkojnë zemrat!

* * *

Eja!…

Eja, e dashur,

Të ta heq këtë mërzi!

Shikohu në pasqyrën time,

Të dukesh,

si në rini,

PERI!