Deprecated: Funksioni WP_Dependencies->add_data() u thirr me një argument që është vjetruar që pas versionit 6.9.0! Komente kushtore IE shpërfillen nga krejt shfletuesit e mbuluar. in /home/www/vhosts/gazetadestinacioni.al/httpdocs/wp-includes/functions.php on line 6131
Theo Pezzi (Itali) - Përktheu Irma Kurti

Theo Pezzi (Itali) – Përktheu Irma Kurti

Përktheu Irma Kurti

THEO PEZZI ka lindur në Ravenna  dhe jeton në Cesena. Ai shkruan poezi e tregime në italisht dhe në dialektin Romanjol. Ka shkruar vepra të shumta dhe është pjesëmarrës në konkurse letrare kombëtare dhe ndërkombëtare, ku është nderuar me çmime të rëndësishme, diploma merite dhe nderi. Theo Pezzi është vëzhgues i mprehtë i botës rreth tij; ai përshfaq një imagjinatë të mprehtë dhe aftësi për të trajtuar tematika nga më të larmishmet si dashuria, lufta, reflektime, komedi. Në vitin 2020, Theo Pezzi botoi një përmbledhje me 384 faqe me poezi dhe tregime me rimë me titullin: “Për shtatë ditë u krijua bota”. Përmbledhja është në dialekt si dhe në gjuhën italiane.

ERRËSIRË




Errësirë është
kur ti ecën
pa e kthyer kokën kurrë.


Errësirë është
pamundësia
për të rrokur aromën tënde.


Errësirë është
të mos mundem
të të pëlqej.


Errësirë është
të mos shijosh
frytet e tua që lulëzojnë.


Errësirë është
ta mendosh
jetën pa ty.






IL BUIO


Il buio è
quando cammini
senza voltarti mai.


Il buio è
l’incapacità
di fermare il tuo profumo.


Il buio è
non riuscire
a darti simpatia.


Il buio è
non godere
i tuoi frutti in fiore.


Il buio è
pensare
alla vita senza te.


THEO PEZZI

PËRKTHEU NGA ITALISHTJA: IRMA KURTI