Adelina Mina

“Turbulencë”
Shpirtit turbulencë e padurueshme,
Mendimet copëtohen si qiellit të ngrysur,
Ndërgjegjja ime lufton si melodi e zbehur,
Më rrëshqasin çastet e, megjithatë jeta është e bukur.
Shpirtit u lodha anëve të botës,
E pres me qetësinë e shpresës fatin tim,
Brenda meje përplasen dete,
Kërkoj nga jeta, por në çdo hap një mashtrim.
Heshtjen e krisa nga sytë me lot të nxehtë,
Udha e fatit më pret, s’jam në rrëzim,
Në turbulencë u mbyta mes horizonteve,
Marr frymë, u ringrita me besim në vetvete.
M’kumbon në shpirt e në zemër ky mërgim,
Ndjesitë e mia therin në kraharor,
T’vras mërzinë e halleve të mia,
Ta shkrumboj tej këtë trishtim.
Të dëgjoj tingujt e lumtur të shpresës së mirë,
Të mos harroj sa të jem me frymë,
Bota është e egër në mërgim,
Kam njerëzit e mi që më duan shumë.
Adelina Mina
2026.01.29
©️COPYRIGHT/RESERVED