Blerina Krasniqi
Unë dhe Ti
Ti erdhe si dritë në ditë të mjegullta,
si fjalë e ëmbël në heshtje të gjatë.
Që nga ajo çast,
në botën time mbetëm vetëm
unë dhe ti.
Ti je qetësia e shpirtit tim,
unë jam zemra që të do pa fund.
Ti më jep forcë të ec përpara,
unë të jap dashuri çdo sekondë.
Kur bie shi apo fryn erë,
kur nata zgjatet dhe yjet fshihen,
ti je dora që më mban ngrohtë,
unë jam krahu që të mbron.
Le të kalojnë vitet, stinët, koha,
le të ndryshojë gjithçka përreth nesh.
Një gjë do të mbetet e pandryshuar:
ne… unë dhe ti.