
Vullnet Mato
UNË ERA, TI REJA E SHIUT
Unë jam era vrungulluese e globit,
me fuqinë e padukshme të qiellit,
që sjell të gjitha ndryshimet e motit,
me energjinë e bërthamës së diellit.
me fuqinë e padukshme të qiellit,
që sjell të gjitha ndryshimet e motit,
me energjinë e bërthamës së diellit.
Ti je reja gri, ajo shtatzëna e shiut,
mbarsur nga detet e oqeanet e tokës,
që lind begatinë ushqyese të njeriut,
të mbash të gjallë popullimin e botës.
Unë të shty ty, të jap rrotullimin,
të shkosh rreth globit, ku dëshiron,
të hedhësh shi, pas puthjeve të ajrimit,
nga mëngjesi herët, deri natën vonë.
Ti më jep mua, rrufetë e zjarrta të tua,
që më ngrohin gjoksin, më elektrizojnë,
më shtojnë fuqinë, më shumë të dua
të të puth gjëmimet, që më eksitojnë.
Ne shkaktojmë dhe përmbytje e rrënime,
aty ku njerëzit ekosistemin kanë dëmtuar ,
kanë prerë e djegur pyjet, kanë bërë shkarëzime,
dhe për rrezikun e tyre nuk kanë menduar.
Ti moj re, s’jeton dot pa mua, unë s’jetoj pa ty,
ne bashkëjetojmë me dashurinë tonë intime.
Na mirëpresin pas vapës, kur ne brerojmë shi,
gjallojmë kudo lumenjtë, gurgullojmë burimet…
ne bashkëjetojmë me dashurinë tonë intime.
Na mirëpresin pas vapës, kur ne brerojmë shi,
gjallojmë kudo lumenjtë, gurgullojmë burimet…