Skicë


Natyra e kishte parë me sy të mirë baçen e tij. Ermali i kishte kushtuar mjaft kujdes asaj. Pemët ishin të gjithëllojshme, Ato në çdo stinë çfaqnin nga një peisazh të ndryshëm bukurindjellës. Kopshti ishte i mbushur me disa lloje perimesh të harlisuara. Për atë kujdesesh gruaja e tij megjithë pasionin e saj, si në fshatin ku kishte lindur.
Kryeqyteti ishte zgjeruar sa dikur nuk përfytyrohesh. Babi i tij kishte blerë tokë nga ish beu i fshatit. Ky këtu e kishte pasë në pronësi me tapi. Fatmirësisht çertifikatën e pronësisë të shtëpisë ia kishin sjellur me postë. Ermali u gëzua shumë, njëzetë e më shumë vjet ma parë. Ai dhe e festoi i lumturuar se tani kishte shtëpinë e tij me dokumenta kadastre. Deri këtu gjithëçka shkoi si thika në gjalp si i thonë.
Ermali vazhdonte punën si murator rregullisht mirëpo po përbrenda tij po zmadhohesh një shqetësim. Disa herë kishin ardhur topograf dhe i kishin matur tokën ku ishin baçja, kopshti e shtëpia. Mirëpo nuk po dukesh gjë në horizont. Ai mendonte se diku i kishte ngecur sharra në gozhdë. Sa herë pyeste për këtë çështje i thonin: mos u mërzitni do t’iu vij. Kini durim.
Ashtu pa kuptuar kaluan dhjetë vjetë. Ai pyeste miqtë e komshit: -Ma juve a i keni marrë çertifikata e pronësisë për tokat?
Ai merrte përgjigje të tilla; dikush po e dikush jo. Priste e priste i gjori Ermal. Një ditë dikush nga kadastra e mori në telefon. Ai ju përgjigj dhe i shkoi në takim. Perfaqsuesi i zyrës së shtetit që e njihte që në shkollë Ermalin i tha, pasi piu kafenë se po të donte letrat e tokës i duhesh sëpku të paguante gjashtë milion lekë.
Ermali u skuq i tani. Ai nuk ishte mësuar me dhënje ryshfetesh. E pse pastaj, për të marrun dokumentin e pronësisë për tokën që e kishte blerë sa frengu pulën. Ai paguhesh në ditë dyzetë mijë lekë të vjetra. Megjithatë……
- Mirë i tha, më dërgo topografin për t’a rimatur, – e pastaj të paguaj pjesë, pjesë.
Nuk vonoi shumë dhe u ba matja e rradhës. Ermali vendosi të provoi që të mos jap ryshfet. Ato ishin vërtet shumë. Ai nuk donte të pajtohesh me këtë gjest. Ryshfeti ishte bërë tanima ves. Ky i ngjasonte atij krimbit në dru që bren e brenë, deri sa t’ì shkaktoi tharjen e pastaj, rrëzimin përdhe. Fatkeqësisht kjo te nëpunsit e shtetit nuk ndalet. Kaluan edhe dhjete vjetë të tjera dhe azgjë nuk u dokumentua për tokën. Ai mendoi si të bahesh për shumicën të bahet edhe për mua.
Një ditë prej ditësh i vjen nje kumt nga kadastra e Tiranës ku shkruhej:‘’Nesër në orën 10 të mëngjezit do të vijnë të matin shtëpinë e tokën.,, Një buzëqeshje e lehte i kaloi fytyrës. Si nëpër buze foli: E po mirë, po i pres. Ermali telefonoi pronarin për të kërkuar leje. Dera prej llamarines trokiti me një zhurmë të mbytur sëbashku me zhurmën e një motorri.
Në portë hyri një djalosh dyzetë vjeçar. Me kokë të rrumbullakët me dy sy si të fryrë e një çantë në shpinë. Kurse trupin e kishte të shkurtër, i veshur e kollarisur për bukuri. Filloi matjet i ndihmuar edhe nga Ermali. Ai mbante në dorë një aparat të vogël që matet distancat e lartësitë. Kuptohet funksiononte me rrezet lazer.
Pasi përfunduan punën i zoti i shtëpisë e pyeti: A dëshironi të pini një kafe?
- Sigurisht një kafe të vogël e desha,- Tha dhe kur u ul në karrike ajo kërciti. Gruaja pregatiti kafenë. Në tavolinën jasht ato e pinë sëbashku. Ermali e shikonte herë pas here. Ai nuk fliste dhe me dy gllënka e mbaroi kafene. Ermali e kuptoi, diçka nuk shkonte mirë. Hapi portofolin dhe nxori një kartmonedhë pesëdhjte euro. Ia zgjati të mbledhura në grusht.
- Faleminerit, do të bëj të pamunduren që të dërgoi Ҫertifkatën e pronësisë të shtëpisë, – tha duke buzeqeshur, – dhe sa kaq mori çantën e shpinës dhe u largua.
Ermali mendoi me vete: edhe ky më duket si të tjerët, premtime dhe byk në trastë. Po kalonin muaj dhe nuk po dukesh gja në kutinë e postës. Shpresa vdes e fundit thonë në damllakracinë shqiptare. Pritëm plote 20 vjet, të presim edhe aq. Ҫfarë mund të bëjmë tjetër??????
Dibër, 21.08.2026 Selman Meziu